Lajme Zone
Dorëhiqet drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Dorëhiqet drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara

Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara, është dorëhequr nga detyra, në një kohë kur vendi po përballet me një situatë të rënduar nga zjarret. Mësohet se Cara e ka paraqitur dorëheqjen një ditë më parë, ndërsa këtë të martë është firmosur urdhri për largimin e tij nga detyra.

Deri më tani mbeten të paqarta arsyet që kanë çuar në dorëheqjen e kreut të Shërbimit Zjarrfikës, si dhe nëse vendimi lidhet me situatën aktuale të zjarreve në vend... Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara, është dorëhequr nga detyra, në një kohë kur vendi po përballet me një situatë të rënduar nga zjarret. Mësohet se Cara e ka paraqitur dorëheqjen një ditë më parë, ndërsa këtë të martë është firmosur urdhri për largimin e tij nga detyra.

Deri më tani mbeten të paqarta arsyet që kanë çuar në dorëheqjen e kreut të Shërbimit Zjarrfikës, si dhe nëse vendimi lidhet me situatën aktuale të zjarreve në vend.

Largimi i Carës vjen pikërisht në një periudhë të ngarkuar për strukturat zjarrfikëse, të cilat janë angazhuar në përballimin e vatrave të zjarrit në zona të ndryshme të vendit.

Për momentin nuk ka informacion zyrtar mbi motivet e dorëheqjes apo se kush do ta zëvendësojë Arben Carën në drejtimin e Shërbimit Zjarrfikës. Cara u komandua në këtë detyrë në shkurt të vitit 2024 duke zëvendësuar Holta Kominon. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Flakët vënë në rrezik banesat në Patos, banorët në alarm: Po përpiqemi të shpëtojmë çfarë mundemi 11 Gusht 2026, 11:5211:52Aktualitet Nga emërimet e drejtuesve te rikthimi i Postave të Policisë, hyjnë në fuqi ndryshimet për Policinë e Shtetit 11 Gusht 2026, 11:0211:02Aktualitet Dyshohet se lejuan ndërtimin e një godine pa leje në Himarë, procedohen drejtuesit e komisariatit 11 Gusht 2026, 09:5409:54Aktualitet Situata e zjarreve në vend, riaktivizohet vatra në Drenie të Patosit; në Pukë flakët kërcënojnë ‘kurorën e gjelbër’ 11 Gusht 2026, 09:3909:39Aktualitet Zjarri në Krujë ende aktiv, dy helikopterë të ushtrisë ndërhyjnë nga ajri; situata drejt normalizimit 11 Gusht 2026, 08:1508:15Aktualitet Temperatura të larta dhe kthjellime, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme 11 Gusht 2026, 07:1107:11Aktualitet