Lajme Zone
Në Korçë rasti i parë me virusin e Nilit! Në Maqedoninë e Veriut shkaktoi 3 të vdekur
TeknologjiSyri
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Në Korçë rasti i parë me virusin e Nilit! Në Maqedoninë e Veriut shkaktoi 3 të vdekur

Virusi i Nilit Perëndimor mbërrin në Shqipëri. Një 72 vjeçar në qytetin e Korçës është identifikuar si rasti i parë. I I prekuri ndodhet në karantinë në Spitalin Rajonal të Korçës dhe po merr mjekimin përkatës.

Virusi i Nilit Perëndimor mbërrin në Shqipëri. Një 72 vjeçar në qytetin e Korçës është identifikuar si rasti i parë. I I prekuri ndodhet në karantinë në Spitalin Rajonal të Korçës dhe po merr mjekimin përkatës. Sipas burimeve mësohet se 72 vjeçari jeton në qytetin e Korçës dhe pjesën më të madhe të kohës e kalonte në lulishte ku mendohet se është pickuar nga mushkonja.Lexo edhe:Si mund ta rrezikojë nostalgjia e gabuar një shoqëri Ministria e Shëndetësisë thotë se kemi të bëjmë me rastin e parë në Shqipëri të infektimit nga ky virus I cili transmetohet nga mushkonja dhe në disa raste mund të jetë dhe vdekjeprurës. "Gjatë monitorimit sistematik dhe intensiv të infeksionit nga Virusi i Nilit Perëndimor (ËNV) në vend, vetëm gjatë dhjetëditëshit të dytë të muajit gusht u evidentua rasti i parë për vitin 2026, në qarkun e Korçës. Që nga fillimi i muajit janar 2026, janë testuar 30 mostra të rasteve të dyshuara për infeksion nga WNV, të cilat kanë rezultuar negative. Rasti i evidentuar, përbën rastin e parë të konfirmuar në Shqipëri për vitin 2026" informoi ministria. ISHP po vijon survejancën epidemiologjike në njerëz, hetimin epidemiologjik dhe entomologjik të rastit të konfirmuar dhe monitorimin e situatës. Ndërkohë që ministria për të minimizuar seriozitetin e këtij virusi i cili në vendin fqinj, Maqedoni e Veriut ka shkaktuar tre raste të vdekjes, njoftimin për shtyp e shoqëron dhe me shifra që konfirmojnë se ky virus ka qenë present në Shqipëri edhe në dy vitet e fundit. “Në Shqipëri, infeksioni nga WNV është dokumentuar edhe më parë. Në vitin 2024 janë raportuar 107 raste të konfirmuara dhe 50 raste të mundshme, ndërsa në vitin 2025 janë raportuar 2 raste të konfirmuar” Në një konferencë për median ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut të datës 17 gusht informoi se rastet e infektimit me virus kishte dhe në zonat kufitare me Maqedoninë e Veriut. Në Maqedoni ishin evidentuar 35 raste të konfirmuara dhe tre të vdekur nga ethet e Nilit Perëndimor, ndërsa 6 janë në gjëndje të rëndë. Ministri Sasho Klekovski deklaroi se për momentin kryeqyteti i Greqisë, Athina, është zona më aktive në Evropë sa i përket etheve të Nilit Perëndimor. - Virusi i Nilit Perëndimor Për mbrojtjen nga virusi i Nilit Perëndimor, i cili më së shpeshti transmetohet përmes pickimit të mushkonjave të gjinisë "Culex", nuk ka vaksinë të disponueshme dhe rekomandohet mbrojtja nga pickimet e mushkonjave. Periudha e inkubacionit nga momenti i pickimit të mushkonjës zakonisht zgjat nga 2 deri në 14 ditë ndërsa te personat me imunitet të dobësuar kjo periudhë mund të zgjatet deri në 21 ditë. Rreth 80 për qind e personave të infektuar me virus nuk shfaqin asnjë simptomë ndërsa te rreth 20 për qind e pacientëve mund të shfaqen simptoma si temperaturë, dobësi, të përziera dhe të vjella, dhimbje koke dhe dhimbje muskulore. Rastet me virusin e Nilit Perëndimor regjistrohen më së shpeshti në Afrikë, Evropë, Lindjen e Mesme, Amerikën e Veriut dhe Azinë Perëndimore.