Lajme Zone
Të tjeraShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 11 burime — Krahaso mbulimin →

Ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin, drejt tyre u derdhën mbi 50 plumba kallashi! Autorët i zunë pritë në një kthesë, gjendet mjeti i djegur! Pistat e hetimit


Policia ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve të dyshuar të cilët vranë babë e bir në një fshat në Dukagjin, dhe lanë të plagosur pasagjerin. Lekë Gjoni 57 vjeç ishte baba i katër fëmijëve, i divorcuar së fundi. Megjithatë, ky element nuk është një pistë e fortë për hetuesit, të cilët janë përqendruar kryesisht te konflikte që mund të kenë lindur nga kultivimi i kanabisit, një fenomen i paligjshëm i përhapur në këtë zonë.

DUKAGJIN - Mbi 50 plumba nga dy karikatorë kallashnikovi dyshohet të jenë lëshuar ndaj fuoristradës ku udhëtonin babë e bir, Prel dhe Lekë Gjoni, 82 dhe 57 vjeç, të cilët u vranë në Dukagjin, të dielën rreth orës 17:20. Me ta ishte dhe një person i tretë, i cili mbeti i plagosur rëndë dhe po merr trajtim në spitalin e Traumës, Lazer Bashi, pasagjer në sedijen e pasme të automjetit, i njohur i familjarëve të vrarë. Sipas hetimeve paraprake, atyre iu zu pritë në një kthesë pranë fshatit Xhan, rreth 2 kilometra larg rrugës që lidh zonën e Pultit me Shoshin. Ata kishin qenë në banesën e Prelë Gjonit në mal, dhe po udhëtonin nga fshati Mgull në drejtim të Shkodrës me makinën që drejtohej nga Lekë Gjoni, 57 vjeçar. Ai dhe babai i tij humbën jetën në vend, ndërsa automjeti doli nga rruga pasi drejtuesi humbi kontrollin. LEXO EDHE:U arratis gjatë operacionit antidrogë në Pukë, identifikohet dhe shpallet në kërkim 30-vjeçari! Ruante parcelat e kanabisit me armë Pas të shtënave, autorët dyshohet se janë larguar me një fuoristradë. Disa kilometra larg vendit të ngjarjes është gjetur një automjet i djegur, i cili dyshohet se është përdorur prej tyre. Policia nuk ka përcaktuar ende motivin e krimit. Një nga pistat që po hetohet është ajo e gjakmarrjes, pasi, sipas të dhënave paraprake, familja Gjoni ka qenë e përfshirë vite më parë në një hasmëri. Njëherësh pista tjetër e hetimit është ajo e kultivimit të lëndëve të drogës në zonën e Dukagjinit, fenomen ky që thuajse çdo vit ka prodhuar viktima në këtë zonë të largët të Shkodrës. Lekë Gjoni ishte divorcuar së fundi nga bashkëshortja e tij, me të cilën ka katër fëmijë. Megjithatë, deri në këtë fazë të hetimit nuk ka prova konkrete që ta lidhin divorcin me atentatin dhe kjo pistë mbetet në kuadër të verifikimeve të grupit hetimor. Sipas mediave, policia ka shoqëruar disa persona mes të cilëve ish-kunetërit dhe njerëz të afërm të ish-gruas. Xh.K/E.H/Shqiptarja.com TAG: lazer bushi Leke Gjoni Prel Gjoni Shkoder dukagjin Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.3 / 5 (4 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Alb: 24/08/2026 10:43 Kjo ashte demokracija Përgjigju rezi: 24/08/2026 10:16 Punë shpellarësh....këta nuk bëhen njerëz..

janë nga ata që dalin e protestojnë në bulevard... Përgjigju Per rez sufllaqen: 24/08/2026 12:10 Cpun kan njerzit e bulevardit o mbeturin. Apo i ke inat se shumica jan intelektual, e nuk e kthejn bythen per 1 sufllaqe si ti Sondazhi i ditës:

23 Gusht, 08:55

Si po menaxhohet situata me zjarret? Mirë 60.7% Keq 30.9% Nuk e di 8.4% Vota total: 1327 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 23 Gusht, 08:55 Si po menaxhohet situata me zjarret?