SARANDË- Masë sigurie është caktuar edhe për pronarin e “Orange Club”, Spiro Iljadhi, si edhe për menaxherin Ermal Vata, lidhur me episodin e dhunës ndaj shefit të Krimeve të Sarandës, Mateo Bakalli, mëngjesin e 16 gushtit. Prokuroria kishte kërkuar masën arrest në burg, por Gjykata ka caktuar masë më të lehtë sigurie, atë të detyrimit të paraqitjes. Të dy do të hetohen në gjendje të lirë për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Sipas avokatit Arben Llangozi, masa është caktuar në dhomë këshillimi dhe lidhet me pamjet e kamerave të sigurisë. Ai pretendon se subjekti i ruan pamjet përmes sistemit NVR (Network Video Recorder), një regjistrues video i lidhur në rrjet, dhe jo në DVR. LEXO edhe...Fluks udhëtarësh në Portin e Vlorës, 995 pasagjerë dhe 265 automjete drejt Brindisit (VIDEO) Shefi i Krimeve u dhunua nga truprojat e “Orange”, një prej klubeve më të famshme të natës në qytetin bregdetar të Sarandës. Sherri nisi fillimisht mes rojeve të sigurisë dhe disa klientëve në ambientet e jashtme të lokalit, ndërsa shefi i krimeve, Mateo Bakalli kishte ndërhyrë për të shuar konfliktin. Bakalli po kalonte me makinë dhe e pikasi rastësisht konfliktin. Por edhe pse është prezantuar se çfarë detyre mban, rojet e sigurisë së lokalit kanë goditur edhe në drejtim të tij. Për ngjarjen është caktuar masa arrest në burg për një muaj e gjysmë administratorin e Lokalit Mario Katiraj, Eglent Ndoj, Ardit Kasemi, Faik Hoxha, Besnik Sulollari (taksist) dhe Indrit Çullhaj. Në kërkim është shpallur 28-vjeçari Pjetër Doçi, i cili punonte si roje sigurie në "Orange Club". -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë SI.E./ReportTv.al mateo bakalli Ermal Vata Spiro Iljadhi Vlore sarande orange club sarande Komento Komente Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret? Mirë 60.8% Keq 30.9% Nuk e di 8.4% Vota total: 1328 Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret?

