Lajme Zone
Në kërkim për atentatin e Rinasit, shpërthim tritoli në banesën e Ylli Zallës
KulturëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Në kërkim për atentatin e Rinasit, shpërthim tritoli në banesën e Ylli Zallës

Sipas informacioneve paraprake, lënda plasëse ishte vendosur pranë derës së banesës dhe më pas ka shpërthyer. Flakët kanë përfshirë edhe automjetin e Zallës, i cili ishte i parkuar pranë banesës dhe është djegur plotësisht. Nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

Ylli Zalla majtas & djathtas makina ku u vra Gilmando Dani Nga shpërthimi raportohet vetëm për dëme materiale. Zalla është në kërkim që prej nëntorit 2025 dhe emri i tij ka dalë gjatë hetimeve pas atentatit në Rinas... Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në banesën e Ylli Zallës në fshatin Zall, Fushë-Krujë, person i shpallur në kërkim që prej nëntorit të vitit 2025, pas atetatit të Rinasit.

Sipas informacioneve paraprake, lënda plasëse ishte vendosur pranë derës së banesës dhe më pas ka shpërthyer. Flakët kanë përfshirë edhe automjetin e Zallës, i cili ishte i parkuar pranë banesës dhe është djegur plotësisht. Nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

Policia ka nisur veprimet për të përcaktuar sasinë dhe llojin e lëndës plasëse, si dhe për të identifikuar personin apo personat që e vendosën atë. "Gjatë natës, në fshatin Zallë, Fushë-Krujë, në derën e banesës së shtetasit Y. Z., dyshohet se është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë, janë shkaktuar dëme materiale, si dhe ka marrë flakë dhe është djegur automjeti në pronësi të këtij shtetasi, i cili ishte i parkuar pranë banesës. Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit", thuhet në njoftimin e policisë. Policia aksion në Fushë Krujë për kapjen e Ylli Zallës, “mjeshtri i tritolit" i shpëton arrestimit

17 Mars, 15:21 Ylli Zalla është në kërkim që prej nëntorit 2025, kur gjatë kontrolleve në banesën e tij u zbulua një arsenal armësh. Kontrollet u kryen në kuadër të hetimeve të zhvilluara pas atentatit në Rinas, ku u vranë Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani.

Emri i Zallës doli gjatë hetimeve si person i dyshuar për bashkëpunim në lidhje me atentatin. Deri më tani, megjithatë, rrethanat dhe përgjegjësitë për atë ngjarje nuk janë zbardhur plotësisht.

Më 20 shkurt 2026, Policia zbuloi një tjetër arsenal armësh në fshatin Zall, për të cilin dyshohet se i përkiste 49-vjeçarit.

Zalla rezulton një emër i njohur më herët për organet ligjzbatuese. Rreth 12 vjet më parë ai është arrestuar për prodhim të bombave artizanale, si dhe është proceduar për çështje që lidhen me prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.

Në atë periudhë, emri i tij u përmend edhe në kuadër të dyshimeve për lidhje me persona të përfshirë në rekrutimin e shqiptarëve për të luftuar në radhët e ISIS.

Po ashtu, vite më parë, Zalla është përfshirë në një çështje lidhur me kërcënimin ndaj pronarit të një kompanie çimentoje në zonën e Fushë-Krujës.

Hetimet për shpërthimin në banesën e tij vijojnë, ndërsa autoritetet pritet të përcaktojnë nëse ngjarja e fundit ka lidhje me të shkuarën e 49-vjeçarit apo me episode të tjera që janë objekt hetimi.rinas ylli zalla tritol Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Zjarri në hotelin në Vlorë, Ministria e Shëndetësisë: Një paciente në gjendje të rënduar, 4 të tjerë nën monitorim 16 Gusht 2026, 10:1410:14Kronike Tjetër zjarr në Jug, shkrumbohet resorti në aksin Sarandë–Syri i Kaltër (Video) 16 Gusht 2026, 10:1110:11Kronike Dhunohet shefi i Krimeve në Sarandë, Mateo Bakalli përfn në spital 16 Gusht 2026, 09:5709:57Kronike Zjarri në Lungomare, zbulohen identitetet e 6 të lënduarve 16 Gusht 2026, 09:5109:51Kronike Zjarri në hotelin në Vlorë, Policia zbardh shkakun: Flakët nisën nga priza e frigoriferit 16 Gusht 2026, 09:2209:22Kronike “U hodhëm nga dritarja, thirrëm për ndihmë”, pushuesit rrëfejnë tmerrin nga zjarri në Lungomare 16 Gusht 2026, 08:0408:04Kronike