Lajme Zone
Nga protesta me reçipeta te spitali psikiatrik: Historia e studentes që sfidoi regjimin iranian
BotëPamfleti

Nga protesta me reçipeta te spitali psikiatrik: Historia e studentes që sfidoi regjimin iranian

Sot 32 vjeçe, gruaja vazhdon të përballet me pasojat e asaj që ndodhi. Daily Mail, duke iu referuar dëshmive të personave pranë saj, raporton se pas arrestimit autoritetet iraniane u përpoqën t'i jepnin një shpjegim tjetër protestës: në vend që ta trajtonin si një akt kundërshtimi ndaj regjimit, synuan ta paraqisnin si pasojë të një çrregullimi mendor.

Ahou Daryaei duke protestuar me të brendshme Dy vjet pas arrestimit të Ahou Daryaei-t, dëshmi të reja hedhin dritë mbi atë që dyshohet se ndodhi pas protestës së saj që u bë virale. Autoritetet iraniane akuzohen se ushtruan presion mbi familjen për ta paraqitur protestën si pasojë të problemeve psikike dhe se e detyrojnë 32-vjeçaren të marrë ilaçe antipsikotike. Dy vjet pas ngjarjes që tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare, detaje të reja kanë dalë në dritë për trajtimin e Ahou Daryaei-t, studentes iraniane që u arrestua pasi protestoi kundër autoriteteve dhe veprimi i saj u përhap gjerësisht në rrjetet sociale.

Sot 32 vjeçe, gruaja vazhdon të përballet me pasojat e asaj që ndodhi. Daily Mail, duke iu referuar dëshmive të personave pranë saj, raporton se pas arrestimit autoritetet iraniane u përpoqën t'i jepnin një shpjegim tjetër protestës: në vend që ta trajtonin si një akt kundërshtimi ndaj regjimit, synuan ta paraqisnin si pasojë të një çrregullimi mendor.

Sipas dëshmive, autoritetet ushtruan fillimisht presion mbi familjarët që të konfirmonin se gruaja vuante nga probleme të rënda të shëndetit mendor. Më pas, edhe ish-bashkëshortit të saj dyshohet se iu kërkua të pohonte se Daryaei kishte probleme psikike.

Vetëm pasi familjarët pranuan këtë version, studentja u lirua pas 18 ditësh qëndrimi në spital, ku sipas raportimit ishte mbajtur e lidhur në shtrat.

Personat pranë saj pretendojnë se familja nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të pranonte kushtet e autoriteteve për të siguruar lirimin e saj. Dëshmitë ngrenë gjithashtu akuza për keqtrajtim gjatë arrestimit. Studentja dyshohet se pësoi një hemorragji në kokë pasi efektivët ia përplasën kokën në derën e një automjeti. Raportohet gjithashtu për poshtërime dhe forma të tjera abuzimi.

Por historia, sipas dëshmive, nuk përfi me lirimin e saj.

Autoritetet iraniane dyshohet se vendosën nën mbikëqyrje të rreptë si Daryaei-n, ashtu edhe telefonin e saj. Që nga lirimi, 32-vjeçarja raportohet se detyrohet të marrë flupentixol, një ilaç antipsikotik që përdoret, ndër të tjera, në trajtimin e skizofrenisë.

Sipas personave pranë saj, ajo nuk vendos vetë nëse do ta marrë ilaçin. Mjekët dyshohet se ia injektojnë atë një herë në muaj, për t'u siguruar që trajtimi të vazhdojë rregullisht.

Një nga pretendimet më të pazakonta lidhet me mënyrën se si mjekët dyshohet se kuptuan se e reja nuk po merrte antipsikotikët. Sipas dëshmisë, ata e vunë re duke ecur dhe gjykuan se ecja e saj dukej tepër “normale”, ndryshe nga ajo e një personi të mpirë nga efektet e ilaçeve.

Personat pranë Daryaei-t këmbëngulin se ajo nuk vuante nga gjendja psikike që autoritetet i atribuuan.

Dëshmitë e reja e paraqesin kështu rastin jo vetëm si historinë e arrestimit të një gruaje për një protestë publike, por si një përpjekje të pretenduar për ta zhvendosur çështjen nga kundërshtimi politik te shëndeti mendor, duke e paraqitur protestën e saj si pasojë të një sëmundjeje dhe jo si një veprim të ndërgjegjshëm kundër autoriteteve iraniane.ahou daryaei iran Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota Europa po thahet, imazhet satelitore tregojnë lumenjtë që po “zhduken” (Foto) 16 Gusht 2026, 12:5112:51Rajoni dhe Bota Izraeli ngre alarmin: Hamasi dhe Hezbollahu po koordinohen me ndihmën e Iranit 16 Gusht 2026, 12:4312:43Rajoni dhe Bota Droni rus shkel hapësirën ajrore të NATO-s, F-18 spanjoll e rrëzon mbi Rumani 16 Gusht 2026, 12:0712:07Rajoni dhe Bota Një nga sulmet më të mëdha të luftës, Ukraina lëshon qindra dronë drejt Rusisë 16 Gusht 2026, 11:2911:29Rajoni dhe Bota Natë "ferri" në Kiev, tym e flakë nga sulmet ruse (Foto) 16 Gusht 2026, 11:1111:11Rajoni dhe Bota Marco Rubio dhe tundimi i pushtetit 16 Gusht 2026, 10:3910:39Rajoni dhe Bota