Një 58-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare është arrestuar në Belgjikë, me qëllim ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.
Sipas policisë, bëhet fjalë për Jasin Avdylin, 58 vjeç, banues në Shijak.
Avdyli ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendim të datës 4 prill 2023, kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Sipas hetimeve të zhvilluara nga SPAK, 58-vjeçari dyshohet se ka qenë pjesë e një grupi kriminal që ka organizuar trafikimin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike dhe shitjen e tyre në disa shtete.
Hetuesit dyshojnë gjithashtu se të ardhurat e përfituara nga veprimtaria kriminale janë investuar në dy pasuri të paluajtshme, të identifikuara si lokale në Shijak.
Ai akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Autoritetet shqiptare dhe ato belge vijojnë bashkëpunimin për përfundimin e procedurave ligjore, me qëllim ekstradimin e Jasin Avdylit në Shqipëri, ku do të përballet me akuzat e ngritura ndaj tij. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet

