Lajme Zone
Në kërkim nga Shqipëria, arrestohet në Greqi 19-vjeçari turk që tentoi të vriste bashkatdhetarin në Sauk
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Në kërkim nga Shqipëria, arrestohet në Greqi 19-vjeçari turk që tentoi të vriste bashkatdhetarin në Sauk

Policia greke arrestoi në aksin Kalamata–Pylos tre të rinj të moshave 19, 21 dhe 22 vjeç, të cilët qëndronin ilegalisht në Greqi. 19-vjeçari turk rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Shqipëria pasi akuzohet për plagosjen me armë zjarri të 36-vjeçarit turk Halil Uçar në Sauk, në mars të këtij viti.

Mëngjesin e së premtes, policia greke arrestoi 3 të rinj 19, 21 dhe 22 vjeç, në aksin Kalamata-Pylos në Meseni, të cilët rezultuan të ishin klandestinë. Gjatë kontrollit të makinës u gjetën edhe 14.7 gramë kanabis, pak kokainë si dhe dokumentet e tyre të falsifikuara të identifikimit. LEXO edhe...Ministri i Jashtëm i Izraelit në Tiranë, sot takime me Ramën, Peleshin e Hoxhën! Në fokus marrëveshjet dypalëshe në fusha të ndryshme Por 19-vjeçari turk rezultoi se ndodhej në kërkim ndërkombëtar nga Shqipëria, i akuzuar për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje. I riu është autori i plagosjes me armë zjarri të 36-vjeçarit turk Halil Uçar, ngjarje e ndodhur në mars të këtij viti në Sauk. Në momentin e plagosjes, ata kanë qenë në tavolina të ndara në një lokal dhe në kate të ndryshme. Autori, pasi ka konsumuar darkën në katin e parë, është ngjitur në kat të dytë dhe ka qëlluar drejt Uçar, duke e plagosur me një plumb në shpatull. Sipas dyshimeve, ai tentoi disa herë të qëllonte ndaj shënjestrës, por vetëm një plumb u shkrep, pasi pistoleta iu bllokua. Më pas, 19-vjeçari u arratis. Emri i tij ka mbetur ende i panjohur, ashtu si edhe motivi i ngjarjes për të cilën dyshimet e policisë asokohe ranë mbi një konflikt të mëparshëm në Turqi. 36-vjeçari e ka mohuar gjithashtu njohjen me bashkatdhetarin e tij. P.J/ReportTv.al Halil Uçar sauk Tirane shqiperi greqi tentative vrasje Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 59.2% Jo 34.5% Nuk e di 6.4% Vota total: 6497 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?