Lajme Zone
Krujë/ I mituri humbi jetën pasi iu shkëput ashensori, arrestohen pronari i lokalit dhe kamarieri! Ky i fundit e shtyu me duar
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Krujë/ I mituri humbi jetën pasi iu shkëput ashensori, arrestohen pronari i lokalit dhe kamarieri! Ky i fundit e shtyu me duar

Dy persona janë arrestuar nga policia e Krujës pas vdekjes së një 16-vjeçari ku akuzohen për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”, si dhe pronari 62-vjeçar akuzohet për "Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë" dhe "Fshehje të të ardhurave".

Dy persona janë arrestuar nga policia e Krujës pas vdekjes së një 16-vjeçari, i cili humbi jetën ditën e djeshme pasi u shkëput ashensori në një restorant në fshatin Arrameras, në Fushë-Krujë. 26-vjeçari, kamarier i këtij restoranti i dyshuar për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”, si dhe pronari 62-vjeçar akuzohet për "Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë" dhe "Fshehje të të ardhurave". LEXO edhe...Shkodër/ Kapet me kanabis pranë një shkolle, arrestohet 15-vjeçari! Iu gjetën doza edhe në banesë Sipas njoftimit të Policisë, dyshohet se 26-vjeçari, gjatë kohës që ndodhej në ambientet e restorantit, ka shtyrë me duar 16-vjeçarin ku ky i fundit ishte gjithashtu i punësuar si kamerier, brenda ashensorit. Si pasojë e shkëputjes së ashensorit, i mituri ka humbur jetën. Njoftimi i policisë: Krujë Specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasit: -E. S., 26 vjeç, për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”; -A. V., 62 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Arrestimet u kryen pasi dyshohet se më datë 11.10.2026, në fshatin Arrameras, Fushë Krujë, në restorantin në pronësi të shtetasit A. V., shtetasi E. S., kamerier i lokalit, ka shtyrë me duar një 16-vjeçar (i punësuar kamerier në lokal), brenda në ashensor, dhe si pasojë e shkëputjes së ashensorit, 16-vjeçari ka humbur jetën. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë A.C/ReportTv.al fushe kruje krujë i mituri Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 59.1% Jo 34.5% Nuk e di 6.4% Vota total: 6542 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?