Lajme Zone
E rëndë në Fushë-Krujë/ Dyshohet se shtyu me duar të miturin brenda ashensorit, duke i shkaktuar vdekjen, arrestohet 26-vjeçari
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

E rëndë në Fushë-Krujë/ Dyshohet se shtyu me duar të miturin brenda ashensorit, duke i shkaktuar vdekjen, arrestohet 26-vjeçari

Një 16-vjeçar ka humbur jetën pas shkëputjes së ashensorit në një restorant në fshatin Arrameras, në Fushë-Krujë. Në lidhje me ngjarjen, policia ka arrestuar në flagrancë kamerierin 26-vjeçar dhe pronarin 62-vjeçar të lokalit, shtetasin Afrim Vathi.

Një 16-vjeçar ka humbur jetën pas shkëputjes së ashensorit në një restorant në fshatin Arrameras, në Fushë-Krujë. Në lidhje me ngjarjen, policia ka arrestuar në flagrancë kamerierin 26-vjeçar dhe pronarin 62-vjeçar të lokalit, shtetasin Afrim Vathi. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 11 tetor 2026. Dyshohet se Endri Stafuka, 26 vjeç, i cili punonte si kamerier në restorant, ka shtyrë me duar 16-vjeçarin, gjithashtu i punësuar si kamerier, brenda në ashensor. Si pasojë e shkëputjes së ashensorit, i mituri ka humbur jetën. Për këtë ngjarje, 26-vjeçari është arrestuar për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”. NJOFTIMI I POLICISE

Specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasit:

-E. S., 26 vjeç, për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”;

-A. V., 62 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Arrestimet u kryen pasi dyshohet se më datë 11.10.2026, në fshatin Arrameras, Fushë Krujë, në restorantin në pronësi të shtetasit A. V., shtetasi E. S., kamerier i lokalit, ka shtyrë me duar një 16-vjeçar (i punësuar kamerier në lokal), brenda në ashensor, dhe si pasojë e shkëputjes së ashensorit, 16-vjeçari ka humbur jetën. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: fushe kruje kamerieri vdes