Foto Ilustrim I mituri humbi jetën pas shkëputjes së ashensorit në restorantin ku punonte. Policia dyshon se 26-vjeçari e shtyu brenda tij, ndërsa pronari u arrestua për shkelje të rregullave të sigurisë në punë dhe fshehje të të ardhurave. Një 16-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në një restorant në fshatin Arrameras të Fushë-Krujës, pas një aksidenti me ashensorin e lokalit.
I mituri ishte i punësuar si kamarier në këtë biznes, ndërsa në lidhje me ngjarjen policia ka arrestuar dy persona, mes tyre pronarin e lokalit.
Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 11 tetor 2026, në restorantin në pronësi të shtetasit Afrim Vathi, në fshatin Arrameras.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 26-vjeçari Endri Stafuka, i cili punonte gjithashtu si kamarier në restorant, ka shtyrë me duar 16-vjeçarin brenda ashensorit. Më pas, ashensori është shkëputur, duke shkaktuar vdekjen e të miturit.
Pas ngjarjes, specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë kanë bërë arrestimin në flagrancë të 26-vjeçarit Endri Stafuka, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “Vrasja nga pakujdesia”.
Në pranga është vënë edhe pronari i restorantit, 62-vjeçari Afrim Vathi, ndaj të cilit rëndojnë dyshimet për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbardhur plotësisht dinamikën dhe rrethanat e aksidentit që i mori jetën 16-vjeçarit.
"Krujë
Specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasit:
-E. S., 26 vjeç, për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”;
-A. V., 62 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Arrestimet u kryen pasi dyshohet se më datë 11.10.2026, në fshatin Arrameras, Fushë Krujë, në restorantin në pronësi të shtetasit A. V., shtetasi E. S., kamerier i lokalit, ka shtyrë me duar një 16-vjeçar (i punësuar kamerier në lokal), brenda në ashensor, dhe si pasojë e shkëputjes së ashensorit, 16-vjeçari ka humbur jetën. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.", njofton policia. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Zhdukja e Inez Hajrullës; rrëmbim si Ervis Martinaj apo inskenim për t’i shpëtuar SPAK? 12 Tetor 2026, 08:5608:56Kronike Plagosi 36-vjeçarin turk në një lokal në Sauk, arrestohet në Greqi 19-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar 12 Tetor 2026, 08:3808:38Kronike Shpërthimi në rafinerinë greke, publikohet foto kush është punëtori shqiptar që humbi jetën; 50 vjeçari kishte pësuar dëmtime të rënda në kokë 12 Tetor 2026, 07:4307:43Kronike Drogë, miliona euro dhe luftë për territorin; kush është shqiptari i lidhur me nëntokën e kokainës në Sicili?! 11 Tetor 2026, 21:5621:56Kronike Shqiptari sulmohet me thikë në shtëpinë e tij në Greqi, plagoset rëndë 11 Tetor 2026, 21:1621:16Kronike Cilin personazh të fortë do të eliminonin vrasësit me pagesë në Lezhë? Zbulohet fotoja që u gjet në telefonin e njërit prej tyre 11 Tetor 2026, 16:3016:30Kronike

