Përfn seanca gjyqësore ndaj tre të arrestuarve, Elden Tarja, Kristian Ymeri, i njohur edhe si “Shkambi”, dhe Vinçesk Piroli. Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për të tre.
Ata akuzohen për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë dhe e kryer në bashkëpunim, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”.
Tre të arrestuarit u paraqitën këtë të hënë në Gjykatën e Lezhës, nën masa të rrepta sigurie, të shoqëruar nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.
Tarja, Ymeri dhe Piroli u arrestuan pak ditë më parë në kuadër të operacionit policor të koduar “Detajet”.
Sipas dyshimeve të policisë, ata po përgatiteshin të kryenin një atentat. Top Channel

