Lajme Zone
Në kërkim nga Mali i Zi për trafik droge, arrestohet 52-vjeçari në Shkodër
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Në kërkim nga Mali i Zi për trafik droge, arrestohet 52-vjeçari në Shkodër

Një 52-vjeçar banues në Podgoricë, Mal i Zi kan rënë në prangat e policisë së Shkodrës.

Një 52-vjeçar banues në Podgoricë, Mal i Zi kan rënë në prangat e policisë së Shkodrës. Sipas njoftimit të policisë, ai ishte shpallur në kërkim nga kërkim ndërkombëtar nga Interpol Podgorica, pasi Gjykata e Podgoricës, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. LEXO edhe...Shkodra nderon tenorin Ibrahim Tukiçi në 100-vjetorin e lindjes, Gëzim Myshketa rikthehet në Teatrin 'Migjeni' pas 32 vitesh (VIDEO) 52-vjeçari pritet të ekstradohet drejt vendit fqinj. “Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Shkodër, si rezultat i kontrolleve për kapjen e shtetasve në kërkim, kanë finalizuar operacionin e koduar “Zogaj”. Gjatë këtij operacioni, u kap në fshatin Zogaj, në afërsi të kufirit me Malin e Zi, dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në këtë shtet, shtetasi malazez: -A. S., 52 vjeç, banues në Podgoricë, Mal i Zi. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Podgorica, pasi Gjykata e Podgoricës, me vendimin e datës 27.11.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet e Malit të Zi, vijon procedurat për ekstradimin e 52-vjeçarit”, njoftoi sot policia. ------------------------------- Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Xh.K/ReportTv.al Shkoder trafik droge ekstradim Komento Komente Sondazhi i ditës: Gjoba protestuesve që bllokojnë rrugët gjatë tubimeve, si e vlerësoni? Të drejtë 72.8% Të gabuar 24.4% Nuk e di 2.7% Vota total: 1237 Sondazhi i ditës: Gjoba protestuesve që bllokojnë rrugët gjatë tubimeve, si e vlerësoni?