Një shtetas shqiptar, ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhër-arrest ndërkombëtar i INTERPOL, u arrestua mëngjesin e djeshëm në Patra të Greqisë nga oficerët e policisë të Nëndrejtorisë së Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimit në Patra. Në veçanti, i dyshuari u arrestua me qëllim ekstradimin tek autoritetet shqiptare, pasi kundër tij ishte në pritje një urdhër-arrest ndërkombëtar i INTERPOL për krimin e “vjedhje me armë”, ngjarje e ndodhur në Shqipëri.
I arrestuari do të çohet në Prokurorinë e Apelit të Patras për të filluar procedurat e kërkuara të ekstradimit. Top Channel

