Lajme Zone
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet në Rinas 53-vjeçari nga Ukraina
BotëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet në Rinas 53-vjeçari nga Ukraina

Një 53-vjeçar ukrainas, i shpallur në kërkim nga autoritetet ligjzbatuese të Kievit për trafik të lëndëve narkotike dhe si pjesë e një organizate kriminale, është arrestuar nga Policia e Shtetit në aeroportin e Rinasit.

Sipas Policisë së Shtetit, arrestimi i shtetasit me inicialet A. S. u krye në momentin që ai zbriti në aeroport, pas shkëmbimit në kohë reale të informacionit me Njësinë e Hetimeve Ndërkombëtare Federale DSS/OCIU, pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

Operacioni u realizua nga Njësia e Shërbimeve të Përbashkëta Investigative në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Autoritetet shqiptare bëjnë me dije se po vijojnë bashkëpunimin me agjencitë partnere për të dokumentuar aktivitetin e shtetasit ukrainas dhe lidhjet e tij të dyshuara me organizatën kriminale.

Ndërkohë, Interpol Tirana ka nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Ukrainës, në bashkëpunim me homologët ukrainas. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Drogëukrainas