Lajme Zone
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet në Morinë 34-vjeçari nga Kosova (EMRI)
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet në Morinë 34-vjeçari nga Kosova (EMRI)

34-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Wiesbadenit, në Gjermani, i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike

34-vjeçari Ylli Avdija nga Kosova, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane për trafikim të lëndëve narkotike, është arrestuar në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë. Nga verifikimet dhe informacioni i shkëmbyer me Interpol Tiranën rezultoi se 34-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Wiesbadenit, në Gjermani, i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike, sipas legjislacionit penal gjerman. LEXO edhe...Në kërkim për vrasje mbetur në tentativë dhe shitje të narkotikëve, pranga 2 shqiptarëve në Itali! Pritet ekstradimi (VIDEO) Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët gjermanë, po vijon procedurat për ekstradimin e tij. U.D/ReportTv.al Ylli Avdija morine ekstradim Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.3% Të gabuar 88.8% Nuk e di 4.9% Vota total: 4952 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?