Lajme Zone
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, 39-vjeçari arrestohet në Malësi të Madhe
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, 39-vjeçari arrestohet në Malësi të Madhe

Një 39-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar ka rënë në prangat e policisë në Malësi të Madhe.

Një 39-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar ka rënë në prangat e policisë në Malësi të Madhe. Autoritetet në Spanjë i kanë caktuar 39-vjeçarit masën “arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”, të kryera me qëllim tregtimin e lëndëve narkotike. LEXO edhe...Garat në Tiranë dhe Shkodër – analizë paraprake I arrestuari pritet të ekstradohet drejt Spanjës. Njoftimi i policisë: Në vijim të koordinimit informativ dhe operacional me homologët në Spanjë, me objektiv lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, specialistët e Sektorit për Kërkimin (FAST Albania), në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me DVP Shkodër, finalizuan operacionin policor të koduar “Fast”, si rezultat i të cilit u lokalizua në Malësi të Madhe dhe u arrestua provizorisht shtetasi: G. H. alias G. H., 39 vjeç, lindur në Koplik. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madrid, pasi autoritetet gjyqësore spanjolle, me vendim të datës 08.07.2026, i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”, të kryera me qëllim tregtimin e lëndëve narkotike. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet spanjolle, vijon procedurat për ekstradimin e 39-vjeçarit në Spanjë. ------------------------------- Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Xh.K/ReportTv.al ekstradim trafik droge malesi e madhe Shkoder spanje Komento Komente Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 10.7% Të gabuar 85.5% Nuk e di 3.8% Vota total: 5782 Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?