Lajme Zone
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, 2 të arrestuar në Durrës! Priten të ekstradohen drejt Italisë dhe Spanjës
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, 2 të arrestuar në Durrës! Priten të ekstradohen drejt Italisë dhe Spanjës

Dy persona në kërkim ndërkombëtar për trafik droge janë arrestuar në Durrës.

Dy persona në kërkim ndërkombëtar për trafik droge janë arrestuar në Durrës. Të arrestuarit janë identifikuar si Enkelet Avduli dhe Sadik Kasa. LEXO edhe...Itali/ Ranucci, ‘bomba’ e re është në librin e tij dhe ka tre emra grash: Karoline, Emilia dhe Lavinia, si edhe marrëdhëniet ‘e rrezikshme’ Njoftimi i policisë: Si rezultat i koordinimit të informacioneve dhe veprimeve operacionale, me partnerët ndërkombëtarë në Itali dhe në Spanjë, me objektiv lokalizimin dhe kapjen e 2 shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht, për disa vepra penale, specialistët e Seksionit për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, në bashkëpunim me shërbimet e komisariateve të Policisë Shijak dhe Kavajë, finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Në kuadër të operacionit u arrestuan provizorisht, me qëllim ekstradimin, shtetasit: -Enkelet Avduli, 46 vjeç, i cili u kap teksa lëvizte me automjet, në aksin rrugor “Rrogozhinë–Peqin”, pasi Gjykata e Apelit e Bolonjës, Itali, e ka dënuar me 7 vjet, 5 muaj dhe 9 ditë burgim, për trafikim të lëndëve narkotike, armëmbajtje pa leje dhe kanosje; -S. K., 38 vjeç, i cili u kap në fshatin Sukth i Ri, pasi autoritetet gjyqësore në Madrid i kanë caktuar masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrja në organizatë kriminale", me qëllim tregtimin e lëndëve narkotike. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe spanjolle, vijon procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve. Lajm në përditësim… ------------------------------- Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Xh.K/ReportTv.al Durres trafik droge Enkelet Avduli Sadik Kasa ekstradim spanje itali Komento Komente Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 10.5% Të gabuar 85.8% Nuk e di 3.7% Vota total: 4691 Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?