Lajme Zone
Në kërkim ndërkombëtar nga Spanja, arrestohet në Fier 60-vjeçari i akuzuar për trafik droge (EMRI)
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Në kërkim ndërkombëtar nga Spanja, arrestohet në Fier 60-vjeçari i akuzuar për trafik droge (EMRI)

Është arrestuar në Fier një 60-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle. Sipas Policisë, ai dyshohet si pjesë e një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike dhe u kap gjatë operacionit të koduar “Gjurmimi”, me qëllim ekstradimin drejt Spanjës.

Mevlan Troka, 60 vjeç, është arrestuar në Fier me qëllim ekstradimin drejt Spanjës, ku ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier gjatë operacionit policor të koduar “Gjurmimi”, në fshatin Bishan. Sipas Policisë, Gjykata e Madridit ka lëshuar urdhër-arrest për 60-vjeçarin, i cili dyshohet për veprat penale “Pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”, sipas parashikimeve të legjislacionit spanjoll. LEXO edhe...Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, flakët dogjën ullinj dhe çatinë e një banese! Arrestohet 33-vjeçari në Mallakastër (VIDEO) Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet spanjolle, po vijon procedurat për ekstradimin e tij. Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit "I akuzuar në Spanjë si anëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike, kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin 60-vjeçari . Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të kontrolleve për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, kanë lokalizuar dhe kapur, në kuadër të operacionit policor të koduar “Gjurmimi”, shtetasin M. T., 60 vjeç, banues në fshatin Bishan, Fier. Për këtë shtetas, Gjykata e Madridit, Spanjë, ka lëshuar urdhër-arrestin, pasi dyshohet për veprat penale “Pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”, të parashikuara nga Kodi Penal i Spanjës. Në vijim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi i përkohshëm i shtetasit M. T., me qëllim ekstradimin e tij drejt Spanjës. Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit, për finalizimin e procedurës së ekstradimit të këtij shtetasi drejt Spanjës" -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë U.D/ReportTv.al Fier interpol tirana Interpol Madrid spanje Mevlan Troka Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71% Jo 21.2% Nuk e di 7.8% Vota total: 810 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?