Lajme Zone
PolitikëReport TV

Në 30 vite ndërtimet zaptuan mbi 40 mijë të oborreve të shkollave në Shkodër, Benet Beci: Do i lirojmë (VIDEO)


Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, zhvilloi një takim pune me drejtuesit e arsimit dhe administratorët e njësive administrative.

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, zhvilloi një takim pune me drejtuesit e arsimit dhe administratorët e njësive administrative. Gjatë takimit u diskutuan problematikat në institucionet arsimore dhe mundësitë për zgjidhje të shpejta, me qëllim përmirësimin e kushteve për nxënësit, mësuesit dhe familjet në të gjithë territorin e bashkisë. LEXO edhe...Vizita historike e Nënë Terezës në Pukë, flasin njerëzit që e takuan 34 vite më parë: Na la amanet të ndërtojmë jo vetëm kishën por dhe xhaminë Beci bëri të ditur se gjatë 30 viteve janë zaptuar mbi 40 mijë metra katrorë hapësira të oborreve të shkollave. Sipas tij, Bashkia Shkodër po punon për lirimin e tyre, ndërsa po investon edhe në shkolla të reja dhe në përmirësimin e kushteve ekzistuese. Në fokus të takimit ishte gjithashtu hapja e oborreve të shkollave për komunitetin gjatë orëve të pasdites, duke i kthyer ato në hapësira të sigurta për sport, argëtim dhe aktivitete sociale. SI.E./E.H/ReportTv.al Benet Beci Shkoder Komento Komente Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 74.7% Të gabuar 21.1% Nuk e di 4.2% Vota total: 3867 Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?