Lajme Zone
Ndryshon agjenda e ndeshjes Skënderbeu - Dinamo, do të luhet në stadiumin e Elbasanit
SportReport TV

Ndryshon agjenda e ndeshjes Skënderbeu - Dinamo, do të luhet në stadiumin e Elbasanit

Kushtet e fushës në Korçë nuk janë të duhurat dhe Komisioni i Ligave dhe Garave në FSHF e ka zhvendosur ndeshjen.

Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se ndeshja Skënderbeu - Dinamo (raundi i dytë i Superligës) do të luhet të hënën në orën 21:00 në stadiumin e Elbasanit. Në dakordësi me të dyja klubet, në këtë ndeshje Dinamo do të jetë vendase dhe në sfidën e fazës së dytë ndeshja Dinamo - Skënderbeu do të luhet në Korçë. Më herët dueli Skënderbeu - Dinamo ishte vendosur të luhej më 31 gusht në orën 18:30 në stadiumin e Korçës, por për shkak të kushteve jo të duhura të fushës në stadiumin 'Skënderbeu' dueli u zhvendos. LEXO edhe...Rolando Maran nis punën për Ligën e Kombeve, trajneri i Kombëtares ndjek nga pranë stërvitjen e klubeve të Superligës "Komisioni i Ligave dhe Garave në FSHF, në dakordësi me të dy klubet, ka miratuar ndryshimin e programit për ndeshjen Skënderbeu - Dinamo City. Sfida do të zhvillohet më 31 gusht, në orën 21:00, në stadiumin “Elbasan Arena”, ndërsa ishte planifikuar të luhej në orën 18:30 në stadiumin “Skënderbeu”. Në fazën e dytë të kampionatit, përballja Dinamo City - Skënderbeu do të zhvillohet në Korçë, në stadiumin 'Skënderbeu'", bën me dije FSHF në njoftim. Superliga, raundi i dytë: E shtunë, 29 gusht 2026 - 18:30 AF Elbasani - Vllaznia Partizani - Laçi E diel, 30 gusht 2026 - 21:00 Teuta - KF Tirana E hënë, 31 gusht 2026 16:00 Vora - Egnatia 21:00 Skënderbeu - Dinamo Renditja: S.Dh/ReportTv.al fshf superliga Dinamo skenderbeu Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.2% Keq 35% Nuk e di 12.8% Vota total: 3473 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?