Plot 759 gjoba janë vendosur nga Policia Rrugore e Korçës gjatë një jave kontrollesh në të gjitha akset e qarkut, ndërsa 3 drejtues mjetesh janë vënë nën hetim për shkelje të rënda të rregullave të qarkullimit. Bilanci i kontrolleve tregon se parkimi i gabuar mbetet shkelja më e përhapur, me 274 raste të konstatuara, i ndjekur nga 127 parakalime të gabuara. Gjatë kontrolleve u ndëshkuan edhe 32 drejtues motomjetesh që qarkullonin pa kaskë mbrojtëse. LEXO edhe...‘Territorialja’/ Sulmohen gazetarët gjatë protestës në Maliq, mes tyre edhe korrespondenti i Report Tv! Aktivisti i Lapajt i pengon gjatë detyrës: Shporruni, i shërbeni sistemit (VIDEO) Policia vendosi gjithashtu masa për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, mosvendosje të rripit të sigurimit, përdorim të celularit gjatë drejtimit dhe mosrespektim të përparësisë së këmbësorëve në vijat e bardha. Sipas Policisë Rrugore, kontrollet do të vijojnë edhe në ditët në vijim në të gjitha akset urbane, interurbane dhe rurale të qarkut. U.D/ReportTv.al Korce policia rrugore parkimet parakalim i gabuar Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.2% Keq 35% Nuk e di 12.8% Vota total: 3473 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?

