Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Ndryshoi mendësia!”/ Profesor Klement Mile: Protesta ka hedhur themelet për një kulturë të re politike


Profesori Klement Mile ka komentuar protestën, duke e cilësuar atë si një zhvillim pozitiv për ndryshimin e kulturës politike në vend. I ftuar në News24, Mile tha se kishte marrë pjesë në një prej protestave për të parë nga afër një fenomen që, sipas tij, tregon se qytetarët po ngrenë zërin.

Profesori Klement Mile ka komentuar protestën, duke e cilësuar atë si një zhvillim pozitiv për ndryshimin e kulturës politike në vend. I ftuar në News24, Mile tha se kishte marrë pjesë në një prej protestave për të parë nga afër një fenomen që, sipas tij, tregon se qytetarët po ngrenë zërin. “Kam qenë një herë në protestë. Kam shkuar për ta parë një fenomen të tillë, siç është ngritja e zërit. Pasi shqiptarët shpeshherë kanë mbyllur gojën ose kanë ikur jashtë. Mua më bashkon dhe shoh pozitive te kjo protestë, ndryshimin e kulturës. Pasi sot ngrihet zëri”, tha Mile. Sipas tij, fakti që qytetarët po reagojnë dhe po shprehin pakënaqësinë e tyre nuk duhet të konsiderohet si një zhvillim i vogël. “Por nuk duhet ta marrin të mirëqenë sikur kjo është gjë e vogël. Ne do të duhet të kemi një kulturë politike. Protesta ka sjellë dhe vënë disa gurë themeli të politikës së re”, u shpreh profesori. Mile theksoi se çdo protestë ka një fillim dhe një fund, por ajo që mbetet e rëndësishme është se çfarë ndodh pas saj dhe nëse qytetarët do të vijojnë të reagojnë ndaj qeverisjes.

“Do mbarojë dhe kjo protestë, ku çdo fenomen ka një fillim dhe një mbarim. Por çfarë do të ndodhë pas kësaj? Nëse vazhdon një qeverisje e keqe sërish, atëherë nëse populli reagon sërish, i bie që kemi mbjellë këtë politikë të re”, tha Mile.

Profesori komentoi edhe disa prej thirrjeve të protestuesve, duke i cilësuar ato si të ndikuara nga gjuhë politike të së kaluarës. “Ato thirrjet për ‘burg ky dhe burg ky’, disa thirrje janë balliste, disa komuniste”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Mile protesta