Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Ndryshimi i menjëhershëm, emergjencë kombëtare”/ Aktivisti: Rama të mbajë përgjegjësi për ministrat e korruptuar


Një prej protestuesve ka deklaruar se qeveria po përpiqet, sipas tij, të zhvendosë vëmendjen nga problemet që kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme. Ai tha se ndryshimi politik është një emergjencë kombëtare dhe bëri thirrje për vijimin e qëndresës në rrugë.

Një prej protestuesve ka deklaruar se qeveria po përpiqet, sipas tij, të zhvendosë vëmendjen nga problemet që kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme. Ai tha se ndryshimi politik është një emergjencë kombëtare dhe bëri thirrje për vijimin e qëndresës në rrugë. “Qeveria po kërkon të shmangë vëmendjen me episode që nuk janë të nevojshme, kur kemi problem ndryshimin e menjëhershëm, që është emergjencë kombëtare për të larguar regjimin e korruptuar”, u shpreh protestuesi. Sipas tij, shmangia e vëmendjes nuk mund të shërbejë si justifikim dhe qytetarët duhet të qëndrojnë të bashkuar për të kërkuar largimin e kryeministrit. “Shmangia e vëmendjes nuk është justifikim. Duhet të qëndrojmë të bashkuar që të çojmë drejt largimit kryeministrin e korruptuar”, deklaroi ai. Protestuesi kritikoi gjithashtu kryeministrin për mënyrën se si, sipas tij, përballet me problematikat e vendit, duke pretenduar se Rama nuk shkon në zonat ku mungojnë shërbimet dhe infrastruktura.

“Rama nuk shkon aty ku është problemi dhe mungojnë shërbimet e infrastruktura. Shkon në projekte private”, tha ai.

Më tej, ai u shpreh se Shqipëria ka nevojë për ndërhyrje të menjëhershme në disa sektorë, ndërsa kërkoi që kryeministri të mbajë përgjegjësi për ministrat që ai i ka emëruar.

“Ti pretendon se nuk ke vjedhur lekë nga ato të shqiptarëve, por ata që kanë vjedhur i ke emëruar ti. Nuk ka përgjegjës tjetër për ministrat e korruptuar, je ti dhe duhet të mbash përgjegjësi e duhet të japësh dorëheqjen”, deklaroi protestuesi. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb