Lajme Zone
Ndryshimi i ligjit për Dhomat e Specializuara dhe çështja e presidentit, Hamza mbërrin në Qeveri për takimin me Kurtin
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Ndryshimi i ligjit për Dhomat e Specializuara dhe çështja e presidentit, Hamza mbërrin në Qeveri për takimin me Kurtin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pritet të takojë kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamzën, pasditen e sotme, rreth orës 16:30.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pritet të takojë kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamzën, pasditen e sotme, rreth orës 16:30. Pjesë e diskutimit pritet të jetë ndryshimi i ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe çështja e presidentit.

PDK-ja kërkon që të miratohen në Kuvend ndryshimet për ligjin, pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Hamza në fillim të javës ka deklaruar se pasi të aprovohet projektligji, atëherë mund të takohen për të diskutuar temat e tjera.

Për presidentin, sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, ka kohë vetëm deri më 6 tetor.

Kur kanë mbetur vetëm edhe katër ditë, nuk ka as kandidat për president e as marrëveshje politike.

Në rast se deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri brenda këtij afati, Kosova shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme, të katërtat në më pak se dy vjet. Top Channel