Lajme Zone
“Ndryshimi i kufijve të bashkive krijon avantazhe për shumicën në pushtet”/ Bardhi letër ndërkombëtarëve, kërkohet certifikim nga “Venecia” dhe Këshilli i Europës për produktet e komisionit
PolitikëBalkanWeb

“Ndryshimi i kufijve të bashkive krijon avantazhe për shumicën në pushtet”/ Bardhi letër ndërkombëtarëve, kërkohet certifikim nga “Venecia” dhe Këshilli i Europës për produktet e komisionit

Kreu i Grupit Parlmentar të PD, Gazment Bardhi i është drejtuar selive diplomatike në Shqipëri dhe institucioneve ndërkombëtare, duke ngritur shqetësimin se procesi i reformës administrativo-territoriale po zhvillohet në kundërshtim me standardet demokratike dhe pa konsensus politik.

Kreu i Grupit Parlmentar të PD, Gazment Bardhi i është drejtuar selive diplomatike në Shqipëri dhe institucioneve ndërkombëtare, duke ngritur shqetësimin se procesi i reformës administrativo-territoriale po zhvillohet në kundërshtim me standardet demokratike dhe pa konsensus politik. Në letrën e datës 27 korrik 2026, Bardhi argumenton se qasja e shumicës socialiste bie ndesh me standardet ndërkombëtare, kërkesat e institucioneve evropiane, Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore dhe detyrimet që Shqipëria ka marrë në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian. Sipas tij, ekziston rreziku që rishikimi i kufijve administrativë të përdoret për të realizuar një rikonfigurim territorial me ndikim elektoral, duke ndikuar rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme vendore dhe, në mënyrë të tërthortë, edhe ato parlamentare. “Ndryshimi i kufijve të bashkive dhe qarqeve pa marrëveshje politike, pa konsensus dhe pa një proces gjithëpërfshirës e transparent krijon në mënyrë të pashmangshme pasoja elektorale dhe avantazhe për shumicën në pushtet. Për këtë arsye, një reformë e tillë nuk mund të konsiderohet e qëndrueshme dhe as e pranueshme nga të gjitha palët politike”, thuhet në letrën e Bardhit.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD u kërkon partnerëve ndërkombëtarë të ndërhyjnë dhe të apelojnë publikisht ndaj autoriteteve shqiptare për rishqyrtimin e vendimit, rivendosjen e mandatit të Komisionit të Posaçëm deri në tetor 2026 dhe garantimin që reforma të përfjë përmes një procesi plotësisht gjithëpërfshirës, transparent dhe të bazuar në konsensus. Në letër kërkohet gjithashtu që çdo produkt i Komisionit, përpara miratimit në seancën plenare të Kuvendit, të certifikohet nga Komisioni i Venecias ose nga Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale i Këshillit të Evropës, të cilat konsiderohen si organizmat më të specializuara në këtë fushë.

Ndërkohë, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike bën të ditur se ka përgatitur edhe një raport të detajuar mbi ecurinë e procesit, ku argumenton se mazhoranca ka shkelur parimet evropiane që duhet të udhëheqin reformën administrativo-territoriale. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb