Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ende nuk ka bërë të ditur nëse do ta dekretojë apo jo ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, i cili u miratua nga Kuvendi i Kosovës me 88 vota të deputetëve më 6 tetor. E pyetur nga gazetarët lidhur me këtë çështje, presidentja nuk ka pranuar të komentojë, duke mos dhënë detaje për qëndrimin e saj ndaj ndryshimeve të miratuara. LEXO edhe...Kosovë/ Përparim Rama shpall kandidaturën për kreun e LDK-së: Abdixhiku duhet të dorëhiqet Ligji i miratuar nga Kuvendi iu dërgua presidentes së re më 15 tetor për dekretim, ndërsa vendimi i saj për këtë çështje ende nuk është bërë publik. Ndryshimet e miratuara përfshijnë disa dispozita që lidhen me funksionimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës. Ndër to është kufizimi i dënimit maksimal në 15 vjet burgim, si dhe mundësia që dënimet të vuhet në Kosovë. Po ashtu, ndryshimet parashohin mundësinë e faljes presidenciale dhe të paraqitjes së ankesave në Gjykatën Supreme për çështje që lidhen me juridiksionin e Dhomave të Specializuara. A.C/ReportTv.al Justina Shiroka Pula kosove Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.7% Jo 78.2% Disi 3.1% Vota total: 11187 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?

