Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Ndryshime në qeveri/ Ikën Lamallari, në vend të tij vjen Demo! Pushteti Vendor shkrihet me Ministrinë e Brendshme (VIDEO)


Besfort Lamallari nuk do të ketë asnjë pozicion në kabinetin qeveritar. Rama: Do të jetë pjesë e ekipit tim në Kryeministri. Klodiana Spahiu betohet si ministre Shëndetësie në Presidencë.

TIRANË- Dy ministra të qeverisë së tij Besfort Lamallarin dhe Ervin Demon, kryeministri Edi Rama i uli përballë në zyrën e tij. Të parit, për t’i njoftuar lënien e karriges së ministrit dhe ribashkimin me të në Kryeministri. “Besforti nga drejtimi i Ministrisë së Brendshme do të kalojë në stolin tim bashkë me mua dhe ekipin këtu në kryeministri”, tha Rama. E të dytit, shtimin e përgjegjësisë. LEXO EDHE:Ylli Pata: PISA, hakmarrja europiane për mësueso-fobët shqiptarë “Ervini, ministri i deritanishëm i Pushtetit Vendor do të mbulojë ministrinë e brendshme ku do të integrojmë edhe çështjet vendore, diçka që nuk është e re për historikun e ministrinë”, vijoi Rama. Besfort Lamallari mbante detyrën e ministrit të Brendshëm prej marsit të vitit 2026, aty ku kishte shërbyer për një kohë të gjatë si zëvendësministër. Ai u përfshi për herë të parë në qeveri, në mandatin e katërt të Ramës, kur më 11 shtator të 2025-ës, u emërua ministër i Drejtësisë. “Shumë faleminderit për gjithë besimin e dhënë në këto 10 vjet. Jam munduar në maksimumin tim mos t’ju zhgënjej kurrën e kurrës. Është kënaqësi dhe nder vazhdoj rrugëtimin në krahun tuaj”, tha Lamallari pas ikjes nga ministria e Brendshme. “Jo vetëm s’më ke zhgënjyer, por e ke bërë punën me integritet”, iu përgjigj Rama. Me strategjinë e re të komunikimit me qytetarët që qeveria ka ndërmarrë përmes disa platformave, kryeministri tha se roli i Besfort Lamallarit në kryeministri, do të jetë kyç për skuadrën e “Besës” dhe “Pasqyrë Albania”. “Ti je Besfort, je njeriu i duhur për të mbuluar një pjesë të kësaj pune”, tha Rama. Ervin Demo u emërua Ministër i Shtetit për Qeverisjen Vendore në shtator të vitit 2025, e njëjta që tashmë shkrihet me ministrinë e Brendshme që ai merr në drejtim. Demo shërbeu si Kryetar i Bashkisë së Beratit për një mandat, ndërsa më herët ka qenë zëvendës ministër i Arsimit (2017–2018) “Është përgjegjësi e madhe, jam i bindur që do çojmë para prioritetet e qeverisë”, tha Demo. “Pushtetit Vendor i dhe dimension tjetër. Te Punët e Brendshme është e treta e vërteta, make it or break it”, vijoi Rama. Herët mëngjesin e kësaj të premteje, ndryshimeve të reja në qeveri, i parapriu betimi në Presidencë, i ministres së Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, pas dorëheqjes së Evis Salës në fillim të shtatorit. Share Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 13:57 ‘Nuk ka nder më të madh se t’i shërbesh vendit tënd’, Besfort Lamallari pas largimit si Ministër i Brendshëm: Ka qenë një rrugëtim i paharrueshëm Foto: Besfort LamallariBesfort Lamallari ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas largimit të tij nga detyra e ministrit të Punëve të Brendshme. Lamallari shpreh mirënjohjen ndaj kryeministrit Edi Rama për besimin e dhënë dhe thekson se do t’ia kthejë këtë besim përmes angazhimit të tij të ri si pjesë e ekipit të Kryeministrisë.Po ashtu ai ka përcjellë edhe urimet për Ervin Demon ku thekson se ka besim se ai do ta bëjë këtë detyrë me prioritet.Postimi i plotë:Nuk ka nder më të madh se t’i shërbesh vendit tënd, duke u përpjekur çdo ditë të japësh më të mirën tënde në përgjegjësitë që të besohen. Drejtimi i Ministrisë së Drejtësisë dhe në veçanti i Ministrisë së Punëve të Brendshme, institucioni ku u rrita profesionalisht, politikisht dhe mbi të gjitha si njeri është më shumë se sa një privilegj. Është ‘libri i jetës’ i cili të udhëzon drejt më tej në çdo stacion vijues.Për këtë mundësi të jashtëzakonshme, mirënjohje gjithmonë Kryeministrit Edi Rama, të cilit tashmë do të kem kënaqësinë e veçantë t’ia kthej nderin e lartë dhe besimin tek unë edhe përmes anagazhimit të ri si pjesë e ekipit të Tij.Ka qenë një rrugëtim i paharrueshëm me ekipin më të mirë në krah dhe i bekuar nga mbështetja deri në sakrificë e familjes timeUrime dhe mbarësi kolegut Ervin Demo. Jam i bindur që do të çojë përpara me sukses prioritetet e qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme. Xh.K/Shqiptarja.com Share Ora 12:10 PROFILI/ Nga kryebashkiak i Beratit, te rrugëtimi në qeveri, kush është Ervin Demo, ministri i ri i Brendshëm Kryeministri Edi Rama ka njoftuar disa ndryshime në qeveri ku nga kjo e premte në krye të Ministrisë së Brendshme do të vendoset Ervin Demo. Demo prej shtatorit të vitit 2025 mbante postin e Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor.Ndërkohë me ndryshimet e kësaj të premte kjo ministri gjithashtu do të bashkohet me Ministrinë e Brendshme duke sjellë që nuk do të ketë një zëvëndësues për postin që mbante Demo. Përpara se të merrte postin e ministrit, Demo drejtoi Bashkinë e Beratit nga 2019 deri në 2025.Në vitet 2017-2018 ka mbajtur postin e Zëvendësministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ndërsa nga viti 2012 deri në vitin 2016 ka qenë Zëvendësrektor i Universitetit të Tiranës.Që prej vitit 2004, Demo është pedagog me kohë të plotë në Departamentin e Menaxhimit në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës.Ai ka kryer studimet universitare në Mbretërinë e Bashkuar, ku ka përfunduar ciklin Bachelor dhe Master. Më pas ka ndjekur studime postdoktorale në Universitetin e Bolonjës në Itali, ku është specializuar në fushën e menaxhimit dhe zhvillimit akademik. SI.E./Shqiptarja.com Share Ora 10:22 Lamallari ikën si Ministër i Brendshëm: Faleminderit kryeministër për besimin në këto 10 vite, po kthehem aty ku e nisa (VIDEO) Besfort Lamallari pas ikjes si Ministër i Brendshëm ka shprehur mirënjohje ndaj kryeministrit Rama, për besimin në këto 10 vite.“Faleminderit shumë kryeministër për besimin në këto 10 vite. Do të thoja se jam rritur profesonalisht. Pjesa e kthimit në shtëpinë time, ka qenë një përvojë dhe një privilegj i madh.Ka qenë një përvojë e jashtëzakoshme dhe jam munduar që mos t’ju zhgënjej. Është kënaqësi dhe nder të jem në krahun tuaj për të gjithë punët që e presin Shqipërinë”, tha Lamallari. Xh.K/Shqiptarja.com Share Ora 10:20 Ikën Lamallari, Rama: Do jetë pjesë e ekipit tim në Kryeministri! Ministrisë së Brendshme i bashkohet dhe Pushteti Vendor (VIDEO) Kryeministri Edi Rama flet pas shkarkimit të ministrit të Brendshë, Besfort Lamallari. Ky i fundit, Rama tha se do të jetë pjesë e ekipit të tij në Kryeministri. Ndërkohë, në krye të këtij dikasteri vjen Ervin Demo, i cili do të mbulojë edhe çështjet vendore.“Sot kam vendosur të bëjmë një lëvizje në skuadrën që është në fushë. Lamallari nga drejtimi i ministrisë brendshme kalon në stolin tim bashkë me mua dhe ekipin këtu në kryeministri, ndërkohë që Demo, ministri i pushtetin vendor do mbulojë punët e brendshme ku do të integrojmë dhe çështjet vendore. Diçka që nuk është e re për historikun e ministrisë, por pasi ka marrë një formë goxha më të plotë duke qenë veç, do të bëhet pjesë e strukturës së ministrisë së Brendshme”, thotë Rama. SI.E./Shqiptarja.com Share Ora 10:09 Klodiana Spahiu merr detyrën si ministre Shëndetësie, betohet në Presidencë (VIDEO) Pas votimit në Kuvend me 79 vota pro, Klodiana Spahiu u betua para presidentit Bajram Begaj si ministre Shëndetësie, duke marrë kështu zyrtarisht detyrën.Ajo zëvendësoi në këtë post, Evis Salën, e cila dha dorëheqjen me argumentin se kishte projekte akademike për të ndjekur.Menjëherë pas betimit Spahiu merr pjesë si ministre për herë të parë në mbledhjen e qeverisë. SI.E./Shqiptarja.com Share SI.E./E.H/Shqiptarja.com TAG: Besfort Lamallari Klodiana Spahiu ervin demo edi rama Ministria e Pushtetit vendor ministria e brendshme ndryshime ne qeveri Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.5 / 5 (10 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Serie A: 11/09/2026 15:46 Rama ngjan sikur Mourinho por tek serie A! Duhet te beje nje reforme te punsoje 5000 te rinj ne shkalle republike me meritokraci (mosha 23 -35 kusht bachelor ) , rinj sepse keshtu riciklohet administrata pra nga shume institucione ministri etj etj !

Pra 5000 rinj ne tetor (October fest ) si kundra peshe e largimit te rinjve ne gjermani! Kjo u jep mundesi rritje profesionistve te rinj Përgjigju Uznova: 11/09/2026 14:10 Ore Vini, tani që u bëre M. i Brendshëm ça do bësh me Mokun që të rrahu në zyrë dhe në shkallët e bashkisë?! Po me plagjaturën? Po me ortakët nga Elbasani të babait tënd? Përgjigju Boti: 11/09/2026 17:28 Po ca do e bej e vlla, do i japi ndonje tender ta mbaji me te mire Emigranti: 11/09/2026 12:16 E mbushi muajin L4mallari? Bej eksperimente me shqiptaret se te erdhi dita o "mbret" ... Përgjigju Bisha: 11/09/2026 11:32 Erdhi lamllari beri nje p.....e e iku.

Qe kur rama shkriu e mbylli freshin ps mori fund. Tani ka ngel nje cete hajdutesh punonjes bashkia dhe miq te miqve Përgjigju Feti: 11/09/2026 11:23 Po simon zarecin e gardes hajdutin e fishekeve do e mbajme prap ne shpine ka arrit ka emeruar gruan pergjegjese te burimeve njerezore po ne garde a thu mbaroi shteti per kto te dy Përgjigju Lol: 11/09/2026 11:03 Hajduta Përgjigju Mara emigrante ne Itali: 11/09/2026 16:21 Kelyshet e saliut therasi hajduta , ju e keni ne gjak hajdutllikun dhe e keni treguar me sjelljen tuaj .Me cfar te drejte i vini epitete te tjereve ? Berishist rrace muti . Sondazhi i ditës:

7 Shtator, 07:56

Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.6% Magjistratëve 16.4% Nuk e di 6% Vota total: 4966 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?