Lajme Zone
Ndryshime në qeveri/ Ikën Lamallari, në vend të tij vjen Demo! Pushteti Vendor shkrihet me Ministrinë e Brendshme (VIDEO)
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Ndryshime në qeveri/ Ikën Lamallari, në vend të tij vjen Demo! Pushteti Vendor shkrihet me Ministrinë e Brendshme (VIDEO)

TIRANË- Dy ministra të qeverisë së tij Besfort Lamallarin dhe Ervin Demon, kryeministri Edi Rama i uli përballë në zyrën e tij. Të parit, për t’i njoftuar lënien e karriges së ministrit dhe ribashkimin me të në Kryeministri. “Besforti nga drejtimi i Ministrisë së Brendshme do të kalojë në stolin tim bashkë me mua dhe ekipin këtu në kryeministri”, tha Rama. LEXO edhe...‘Nuk ka nder më të madh se t’

TIRANË- Dy ministra të qeverisë së tij Besfort Lamallarin dhe Ervin Demon, kryeministri Edi Rama i uli përballë në zyrën e tij. Të parit, për t’i njoftuar lënien e karriges së ministrit dhe ribashkimin me të në Kryeministri. “Besforti nga drejtimi i Ministrisë së Brendshme do të kalojë në stolin tim bashkë me mua dhe ekipin këtu në kryeministri”, tha Rama. LEXO edhe...‘Nuk ka nder më të madh se t’i shërbesh vendit tënd’, Besfort Lamallari pas largimit si Ministër i Brendshëm: Ka qenë një rrugëtim i paharrueshëm E të dytit, shtimin e përgjegjësisë. “Ervini, ministri i deritanishëm i Pushtetit Vendor do të mbulojë ministrinë e brendshme ku do të integrojmë edhe çështjet vendore, diçka që nuk është e re për historikun e ministrinë”, vijoi Rama. Besfort Lamallari mbante detyrën e ministrit të Brendshëm prej marsit të vitit 2026, aty ku kishte shërbyer për një kohë të gjatë si zëvendësministër. Ai u përfshi për herë të parë në qeveri, në mandatin e katërt të Ramës, kur më 11 shtator të 2025-ës, u emërua ministër i Drejtësisë. “Shumë faleminderit për gjithë besimin e dhënë në këto 10 vjet. Jam munduar në maksimumin tim mos t’ju zhgënjej kurrën e kurrës. Është kënaqësi dhe nder vazhdoj rrugëtimin në krahun tuaj”, tha Lamallari pas ikjes nga ministria e Brendshme. “Jo vetëm s’më ke zhgënjyer, por e ke bërë punën me integritet”, iu përgjigj Rama. Me strategjinë e re të komunikimit me qytetarët që qeveria ka ndërmarrë përmes disa platformave, kryeministri tha se roli i Besfort Lamallarit në kryeministri, do të jetë kyç për skuadrën e “Besës” dhe “Pasqyrë Albania”. “Ti je Besfort, je njeriu i duhur për të mbuluar një pjesë të kësaj pune”, tha Rama. Ervin Demo u emërua Ministër i Shtetit për Qeverisjen Vendore në shtator të vitit 2025, e njëjta që tashmë shkrihet me ministrinë e Brendshme që ai merr në drejtim. Demo shërbeu si Kryetar i Bashkisë së Beratit për një mandat, ndërsa më herët ka qenë zëvendës ministër i Arsimit (2017–2018) “Është përgjegjësi e madhe, jam i bindur që do çojmë para prioritetet e qeverisë”, tha Demo. “Pushtetit Vendor i dhe dimension tjetër. Te Punët e Brendshme është e treta e vërteta, make it or break it”, vijoi Rama. Herët mëngjesin e kësaj të premteje, ndryshimeve të reja në qeveri, i parapriu betimi në Presidencë, i ministres së Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, pas dorëheqjes së Evis Salës në fillim të shtatorit. Ora 13:57 ‘Nuk ka nder më të madh se t’i shërbesh vendit tënd’, Besfort Lamallari pas largimit si Ministër i Brendshëm: Ka qenë një rrugëtim i paharrueshëm Foto: Besfort LamallariBesfort Lamallari ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas largimit të tij nga detyra e ministrit të Punëve të Brendshme. Lamallari shpreh mirënjohjen ndaj kryeministrit Edi Rama për besimin e dhënë dhe thekson se do t’ia kthejë këtë besim përmes angazhimit të tij të ri si pjesë e ekipit të Kryeministrisë.Po ashtu ai ka përcjellë edhe urimet për Ervin Demon ku thekson se ka besim se ai do ta bëjë këtë detyrë me prioritet.Postimi i plotë:Nuk ka nder më të madh se t’i shërbesh vendit tënd, duke u përpjekur çdo ditë të japësh më të mirën tënde në përgjegjësitë që të besohen. Drejtimi i Ministrisë së Drejtësisë dhe në veçanti i Ministrisë së Punëve të Brendshme, institucioni ku u rrita profesionalisht, politikisht dhe mbi të gjitha si njeri është më shumë se sa një privilegj. Është ‘libri i jetës’ i cili të udhëzon drejt më tej në çdo stacion vijues.Për këtë mundësi të jashtëzakonshme, mirënjohje gjithmonë Kryeministrit Edi Rama, të cilit tashmë do të kem kënaqësinë e veçantë t’ia kthej nderin e lartë dhe besimin tek unë edhe përmes anagazhimit të ri si pjesë e ekipit të Tij.Ka qenë një rrugëtim i paharrueshëm me ekipin më të mirë në krah dhe i bekuar nga mbështetja deri në sakrificë e familjes timeUrime dhe mbarësi kolegut Ervin Demo. Jam i bindur që do të çojë përpara me sukses prioritetet e qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme. Share Ora 12:10 PROFILI/ Nga kryebashkiak i Beratit, te rrugëtimi në qeveri, kush është Ervin Demo, ministri i ri i Brendshëm Kryeministri Edi Rama ka njoftuar disa ndryshime në qeveri ku nga kjo e premte në krye të Ministrisë së Brendshme do të vendoset Ervin Demo. Demo prej shtatorit të vitit 2025 mbante postin e Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor.Ndërkohë me ndryshimet e kësaj të premte kjo ministri gjithashtu do të bashkohet me Ministrinë e Brendshme duke sjellë që nuk do të ketë një zëvëndësues për postin që mbante Demo. Përpara se të merrte postin e ministrit, Demo drejtoi Bashkinë e Beratit nga 2019 deri në 2025.Në vitet 2017-2018 ka mbajtur postin e Zëvendësministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ndërsa nga viti 2012 deri në vitin 2016 ka qenë Zëvendësrektor i Universitetit të Tiranës.Që prej vitit 2004, Demo është pedagog me kohë të plotë në Departamentin e Menaxhimit në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës.Ai ka kryer studimet universitare në Mbretërinë e Bashkuar, ku ka përfunduar ciklin Bachelor dhe Master. Më pas ka ndjekur studime postdoktorale në Universitetin e Bolonjës në Itali, ku është specializuar në fushën e menaxhimit dhe zhvillimit akademik. Share Ora 10:22 Lamallari ikën si Ministër i Brendshëm: Faleminderit kryeministër për besimin në këto 10 vite, po kthehem aty ku e nisa (VIDEO) Besfort Lamallari pas ikjes si Ministër i Brendshëm ka shprehur mirënjohje ndaj kryeministrit Rama, për besimin në këto 10 vite.“Faleminderit shumë kryeministër për besimin në këto 10 vite. Do të thoja se jam rritur profesonalisht. Pjesa e kthimit në shtëpinë time, ka qenë një përvojë dhe një privilegj i madh.Ka qenë një përvojë e jashtëzakoshme dhe jam munduar që mos t’ju zhgënjej. Është kënaqësi dhe nder të jem në krahun tuaj për të gjithë punët që e presin Shqipërinë”, tha Lamallari. Share Ora 10:20 Ikën Lamallari, Rama: Do jetë pjesë e ekipit tim në Kryeministri! Ministrisë së Brendshme i bashkohet dhe Pushteti Vendor (VIDEO) Kryeministri Edi Rama flet pas shkarkimit të ministrit të Brendshë, Besfort Lamallari. Ky i fundit, Rama tha se do të jetë pjesë e ekipit të tij në Kryeministri. Ndërkohë, në krye të këtij dikasteri vjen Ervin Demo, i cili do të mbulojë edhe çështjet vendore.“Sot kam vendosur të bëjmë një lëvizje në skuadrën që është në fushë. Lamallari nga drejtimi i ministrisë brendshme kalon në stolin tim bashkë me mua dhe ekipin këtu në kryeministri, ndërkohë që Demo, ministri i pushtetin vendor do mbulojë punët e brendshme ku do të integrojmë dhe çështjet vendore. Diçka që nuk është e re për historikun e ministrisë, por pasi ka marrë një formë goxha më të plotë duke qenë veç, do të bëhet pjesë e strukturës së ministrisë së Brendshme”, thotë Rama. Share Ora 10:09 Klodiana Spahiu merr detyrën si ministre Shëndetësie, betohet në Presidencë (VIDEO) Pas votimit në Kuvend me 79 vota pro, Klodiana Spahiu u betua para presidentit Bajram Begaj si ministre Shëndetësie, duke marrë kështu zyrtarisht detyrën.Ajo zëvendësoi në këtë post, Evis Salën, e cila dha dorëheqjen me argumentin se kishte projekte akademike për të ndjekur.Menjëherë pas betimit Spahiu merr pjesë si ministre për herë të parë në mbledhjen e qeverisë. Share SI.E./ReportTv.al ndryshime ne qeveri ministria e brendshme Ministria e Pushtetit vendor edi rama ervin demo Klodiana Spahiu Besfort Lamallari Komento Komente Emigranti: 11/09/2026 12:16 E mbushi muajin L4mallari? Bej eksperimente me shqiptaret se te erdhi dita o "mbret" ... Përgjigju Bisha: 11/09/2026 11:32 Erdhi lamllari beri nje p.....e e iku.

Qe kur rama shkriu e mbylli freshin ps mori fund. Tani ka ngel nje cete hajdutesh punonjes bashkia dhe miq te miqve Përgjigju Feti: 11/09/2026 11:23 Po simon zarecin e gardes hajdutin e fishekeve do e mbajme prap ne shpine ka arrit ka emeruar gruan pergjegjese te burimeve njerezore po ne garde a thu mbaroi shteti per kto te dy Përgjigju Lol: 11/09/2026 11:03 Hajduta Përgjigju Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.7% Magjistratëve 16.4% Nuk e di 5.9% Vota total: 4726 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?