Lajme Zone
Ndryshime në Policinë e Shtetit, Andi Deda emërohet në krye Komisariatit të Vlorës
PolitikëReport TV

Ndryshime në Policinë e Shtetit, Andi Deda emërohet në krye Komisariatit të Vlorës

Lëvizja vjen në kuadër të një vale ndryshimesh në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit.

Vijojnë ndryshimet në Policinë e Shtetit. Burime bëjnë me dije se Andi Deda, i cili deri më tani ka drejtuar Komisariatin e Policisë Shijak, është transferuar në krye të Komisariatit të Policisë Vlorë. Deda është një emër i njohur në radhët e strukturave ligjzbatuese. Më herët ai ka drejtuar edhe Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm, në sistemin e burgjeve, përpara se të rikthehej në polici dhe të emërohej në krye të Komisariatit të Shijakut. LEXO edhe...Aksidenti tragjik te TEG-u, zbulohen identitetet e dy viktimave që ndodheshin në kamion (EMRAT) Lëvizja vjen në kuadër të një vale ndryshimesh në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit. Më herët janë bërë edhe ndryshime të tjera në disa komisariate dhe drejtori vendore, ndërsa burimet bëjnë me dije se procesi i riorganizimit pritet të vijojë edhe në ditët në vijim me emërime dhe transferime të tjera. Xh.K/ReportTv.al Andi Deda policia e shtetit Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 63.6% I gabuar 28.3% Nuk e di 8.1% Vota total: 4705 Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?