Kryekomisari Mark Gjonmarku është emëruar shef i Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Korçë, në kuadër të ndryshimeve të fundit në radhët e Policisë së Juglindjes. Gjonmarku ka mbajtur më herët të njëjtën detyrë në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, ndërsa tashmë do të drejtojë strukturën e Qarkullimit Rrugor në Korçë. Në këtë post, ai zëvendëson Klemend Pikulin, i cili prej më shumë se dy vitesh ka qenë në krye të Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Korçë. Pikuli është emëruar në një detyrë të re pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
