Prej ditës së sotme, me hyrjen në fuqi të ndryshimeve në ligjin për Policinë e Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë do të ketë kompetencë të kryejë ndryshime në nivelin e drejtorive vendore dhe komisariateve.
Mënyra e emërimit të drejtuesve të drejtorive vendore dhe komisariateve nuk do të jetë më me konkurs praktikë e ndjekur që prej vitit 2024, kjo kompetencë tashmë i rikthehet Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Ndryshimet e miratuara në Kuvend më 23 korrik përfshijnë gjithashtu rregulla të reja për sistemin e gradave, karrierën e efektivëve dhe organizimin e strukturave drejtuese të Policisë së Shtetit. Sipas ligjit të ri, afati për kalimin nga grada “komisar” në “kryekomisar” dhe nga “kryekomisar” në “drejtues” shkurtohet nga 5 në 4 vite.
Në raste të veçanta, kryepolici mund të miratojë ngritje në gradë edhe përpara afatit për efektivë që dallohen për akte heroike apo rezultate të larta në luftën kundër krimit.
Një tjetër ndryshim lidhet me postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pas përfundimit të detyrës, ai do të jetë sërish në radhët e Policisë me gradën “drejtues i parë”.
Ai mund të vijojë karrierën në funksione të tjera, përfshirë role këshilluese apo akademike në Akademinë e Sigurisë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet policia

