Lajme Zone
Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit, Kastriot Skënderaj emërohet drejtor i DVP Elbasan, lëvizje edhe në Korçë
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit, Kastriot Skënderaj emërohet drejtor i DVP Elbasan, lëvizje edhe në Korçë

Ndryshime në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit. Me vendimet e reja janë përcaktuar emërime dhe transferime në disa prej strukturave vendore dhe në departamentet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Ndryshime në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit. Me vendimet e reja janë përcaktuar emërime dhe transferime në disa prej strukturave vendore dhe në departamentet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Drejtuesi i Parë Kastriot Skënderaj është emëruar në detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, duke zëvendësuar në këtë post drejtuesin Fatmir Hoxha. Ky i fundit, nga detyra e Drejtorit të DVP Elbasan, është emëruar Specialist në Drejtorinë për Integrimin në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Ndryshime ka edhe në strukturat e Policisë së Beratit dhe Korçës. Drejtuesi Luigj Vathi, i cili mbante detyrën e Drejtorit të DVP Berat, është emëruar Drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë.

Ndërkohë, Drejtuesi Gëzim Zhupaj, nga detyra e Drejtorit të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë, është transferuar dhe emëruar Shef Sektori në Departamentin për Rendin dhe Sigurinë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Një tjetër lëvizje është bërë për Kryekomisarin Dashnor Muhaj, i cili transferohet nga detyra e Zëvendësdrejtorit për Rendin dhe Sigurinë Publike në DVP Tiranë dhe emërohet Specialist për Migracionin e Parregullt në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin në DPPSh.

Këto ndryshime prekin drejtimin e strukturave të Policisë në Elbasan, Berat dhe Korçë, si dhe disa pozicione në strukturat qendrore të Policisë së Shtetit. Lëvizje në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit, emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë

Aktualitet Top Channel