Lajme Zone
Ndryshime në Autoritetin e Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar, largohet Altin Jani! Emërohet drejtori i ri
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Ndryshime në Autoritetin e Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar, largohet Altin Jani! Emërohet drejtori i ri

Altin Jani e mbante detyrën e drejtorit të Përgjithshëm të AKSIK që prej vitit 2024. Ai ishte bërë pjesë e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar që në vitin 2012.

Ermal Jauri është emëruar drejtor i ri i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar (AKSIK). Jauri zëvendëson në këtë detyrë Altin Janin, i cili është liruar nga posti me vendim të zëvendëskryeministres Albana Koçiu. LEXO edhe...VKM/ Mario Keputa emërohet zv.ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit Altin Jani e mbante detyrën e drejtorit të Përgjithshëm të AKSIK që prej vitit 2024. Ai ishte bërë pjesë e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar që në vitin 2012. Vendimi: Për lirimin dhe emërimin në detyrë të drejtorit të përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar të Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës; të shkronjës “ç”, të pikës 1, të nenit 67, dhe të nenit 66, të ligjit nr. 10/2023, “Për informacionin e klasifikuar”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Z. Altin Jani, drejtor i përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar, lirohet nga kjo detyrë. Z. Ermal Jauri emërohet drejtor i përgjithshëmi Autoritetit Kombëtar të Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare. Zëvendëskryeministër Albana Koçiu Xh.K/ReportTv.al Altin Jani Ermal Jauri vkm Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 5.9% Të gabuar 89.4% Nuk e di 4.7% Vota total: 3305 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?