Lajme Zone
“Ndotja e Lanës në nivele alarmante”/ Raporti i KLSH-së rrëzon propagandën e Veliajt
PolitikëCNA

“Ndotja e Lanës në nivele alarmante”/ Raporti i KLSH-së rrëzon propagandën e Veliajt

Propaganda e Veliajt qelb edhe më tej Lanën ...

44 MINUTA ME PARE Propaganda e Veliajt qelb edhe më tej Lanën CNA ka zbardhur raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit për auditimin mbi “Masat e ndërmarra nga institucionet përgjegjëse për eliminimin e derdhjes së ujërave të përdorura në Lumin e Lanës në Tiranë”.

Në raport u evidentuan një sërë problematikash të mjaftueshme për të ngritur një alarm për pasojat që sjell ndotja e lumit Lana. Raporti thekson se Lana është lumi i dytë më i ndotur në Shqipëri, pas Gjanicës së Fierit.

Këtë e vërtetojnë dhe pamjet që CNA publikoi pak ditë më parë ku shihej qartë ndotja e lumit Lana nga derdhja e ujërave të zeza si dhe nga hedhja e mbetjeve urbane, inertet apo plehrat.

Sa i përket ndotjes, KLSH ngre alarmin duke treguar se Lana klasifikohet në klasën V, që do të thotë gjendjen e keqe. Raporti thekson se niveli i lartë i ndotjes në Lumin Lana përbën një kërcënim për shëndetin publik, ekosistemin dhe cilësinë e jetesës.

Më tej, sipas auditimit, në Programin Kombëtar të Monitorimit të Mjedisit janë përcaktuar 4 stacione monitorimi përgjatë lumit të Lanës, por AKM ka monitoruar në vijimësi vetëm 2 prej tyre, duke lënë pa monitoruar dy stacionet e tjera të përfshira në rrjetin e monitorimit. Programi parashikon 21 tregues mjedisorë, përfshirë 16 tregues të gjendjes, 4 të ndikimit dhe 1 të trysnisë. Megjithatë, AKM ka monitoruar vetëm 10 tregues të gjendjes.

Një tjetër problematikë që ngrihej është se lumi Lana në Tiranë vijon të përballet me nivele të larta ndotjeje, ndërsa ujërat e ndotura urbane vazhdojnë të shkarkohen drejtpërdrejt në të pa kaluar më parë në një proces trajtimi.

Ndër të tjera nënvizohet se institucionet përgjegjëse nuk kanë marrë masa efektive për përmirësimin e cilësisë së ujit në lumin Lana. Për KLSH është një emergjencë kombëtare ndërtimi dhe funksionimi i një impianti për trajtimin e ujërave të ndotura, pasi në Tiranë nuk ka asnjë trajtim të ujërave të ndotura.

Përballë këtyre fakteve që i evidenton vetë Kontrolli i Lartë i Shtetit, ku thekon se niveli i ndotjes së lumit Lana përbën një kërcënim për shëndetin publik dhe se Bashkia e Tiranës apo institucionet e tjera përgjegjëse nuk kanë marrë asnjë masë në lidhje me trajtimin e ujërave të ndotura do të vendosim mashtrimet e të vetëquajturit zdroms i Tiranës, kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale. Në vitet 2020-2024, Erion Veliaj në daljet e tij publike, para se të përfnte pas hekurave për akuza të rënda që lidhen me korrupsionin, shpërdorimin e detyrës, pastrimin e produkteve të veprës penale, fshehje të pasurisë dhe futjes së sendeve të ndaluara në qeli, na tregonte se sa i bukur ishte projekti i Lanës, se ishin mbjellur pemë apo dhe të tjera mashtrime publike siç ka thënë gjithmonë lali zdromsi.

“Një kapitull i ri për transformimin e lumit të Lanës, e cila ka nisur me punën e jashtëzakonshme të administratës së Bashkisë së Tiranës në vitet 2000-2011 dhe po vijon sot, me po të njëjtin përkushtim, për pjesën nga “Pallati me Shigjeta” deri te kryqëzimi Rr. "Teodor Keko"”, deklaronte Veliaj.

Ndërkohë nga ana tjetër thoshte se banorët që do të prekeshin nga ky “projekt” i rëndësishëm për zhvillimin e qytetit do të trajtoheshin me bonus qiraje dhe më pas do të përfitonin banesë falas.

“Banorët që preken nga ky projekt i rëndësishëm për zhvillimin e qytetit, fillimisht do të trajtohen me bonus qiraje, e më pas do të përfitojnë banesë falas, disa herë më të mirë se ajo që kanë, e që do të ndërtohen për këtë qëllim nga Bashkia e Tiranës”, thoshte Veliaj. Erion Veliaj gjatë prezantimit të projektit Më tej në një tjetër deklaratë tregonte ëndrrat me sy hapur se si korridori i gjelbër do të oksigjenonte qytetin por do të lehtësonte dhe trafikun.

“Ne kemi shtuar rrugë nga Materniteti i ri deri në Shkozë, që sjellin jo vetëm çlirim të trafikut, por edhe rritje të vlerës së pronës. Në të dyja anët e Lanës vlera e pronës është 3 apo 4-fishuar sepse investimet janë shtuar, është bërë më e lehtë për trafikun që vjen nga Fresku, Dajti, Shkoza, ndaj duam të vazhdojmë me këtë korridor të gjelbër. Do të fillojmë investimin në zgjatimin tjetër të Lanës, nga Pallati me Shigjeta deri në Kashar. Vetëm duke pasur një korridor të tillë të gjelbër, i cili jo vetëm oksigjenon, por edhe lehtëson trafikun, ne mund të sjellim realisht Tiranën e ëndrrave që kemi projektuar”, tha Veliaj.

Këto janë thjesht dhe vetëm mashtrime. Pasi jo vetëm oskigjenim dhe lehtësim të trafikut nuk ka, por në raportin e KLSH-së ngrihet alarmi për gjendjen e keqe në të cilën ndodhet lumi Lana, i cili klasifikohet dhe në kategorinë 5 dhe konsiderohet si lumi i dytë më i ndotur në Shqipëri. Deklaratat e Veliajt janë thjesht dhe vetëm një propagandë e qelbur ashtu siç edhe aktualisht qelb lumi Lana. /CNA 1 DITE ME PARE KLSH ngre alarmin: Funksionimi i impiantit për trajtimin e ujërave të ndotura, emergjencë kombëtare Në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit ngrihet alarmi se kryeqyteti nuk ka një impiant funksional për trajtimin e ujërave të ndotura urbane.

Sipas të dhënave, Tirana nuk ka asnjë trajtim të ujërave të ndotura urbane.

Pra, niveli i mbulimit nga impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura urbane është 0%, në kundërshtim me kërkesat e Direktivës së BE-së 91/271/EEC që kërkon një mbulim minimal prej 85% për qytetet me më shumë se 10,000 banorë. Raporti thekson se ujërat urbane të Tiranës vazhdojnë të derdhen në lumenj pa asnjë trajtim duke e shndërruar lumin e Tiranës dhe atë Lanës, sipas raporteve të institucioneve shtetërore, ndër zonat më të ndotura të vendit.

KLSH thotë se punimet për impiantin e Kasharit, nisën 10 vite më parë, por institucionet shqiptare ndërprenë në maj të vitit 2018 në mënyrë të njëanshme, kontratën e ndërtimit të Impiantit të Trajtimit të Ujërave të Ndotura të Tiranës me kompaninë që u përzgjodh në vitin 2014. Sipas raportit të Performancës për shoqëritë UK për vitin 2023, hartuar nga ana e ERRU-së, arrin në përfundimin se mbulimi i shërbimit me KUN dhe ITUN do të vijojë të mbetet një sfidë për sektorin UK për t'u realizuar në të ardhmen duke pasur parasysh që është edhe një nga kërkesat që duhen plotësuar në kuadër të anëtarësimit të Shqipërisë në BE si dhe në zhvillimin e turizmit sipas standardeve europiane.

Më tej në raportin e KLSH-së theksohet se mungesa e trajtimit të ujërave të ndotura urbane në Tiranë është në kontrast me qytetet e tjera të vendit.

Aktualisht ujërat e ndotura të qytetit të Tiranës shkarkohen në lumin e Lanës, pasi kryeqyteti vijon të jetë pa një impiant funksional. ITUN Kashar, parashikuar për të kryer një nivel trajtimi sekondar për fazën e parë dhe terciar në nivelin përfundimtar të trajtimit është jashtë funksionit, duke regjistruar 0% trajtim të ujërave të ndotura.

Kjo situatë e mostrajtimit të ujërave të ndotura në kryeqytetin e vendit nga AKUK, Bashkia Tiranë dhe UKT sh.a., mbetet kritike dhe është në kontrast me mesataren në shkallë vendi të trajtimit të ujërave të ndotura.

Nga raportet e AKM dhe AKU evidentohet ekzistenca e impianteve funksionale të TUN në disa qytete të vendit si në Lezhë, Pogradec, Durrës, Korçë, etj., kurse kryeqyteti, ende është i përjashtuar plotësisht nga ky sistem. Tirana mbetet jashtë sistemit thelbësor për menaxhimin e qëndrueshëm të ujërave.

KLSH ngre alarmin se mungesa e një impianti të trajtimit të ujërave të ndotura në Tiranë përbën një rrezik mjedisor dhe shëndetësor, duke cenuar standardet europiane për qytetet me mbi 10,000 banorë, që kërkojnë 85% mbulim.

Prandaj, kjo e bën ndërtimin dhe funksionalizimin e ITUN-it në Tiranë një emergjencë kombëtare./ CNA 1 DITE ME PARE KLSH “plas” skandalin me infrastrukturën: 85 pika shkarkimi në Lanë, asnjë inventar për gropat septike Prej ditësh CNA ka zbërthyer raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit për auditimin mbi ?Masat e ndërmarra nga institucionet përgjegjëse për eliminimin e derdhjes së ujërave të përdorura në lumin e Lanës në Tiranë?.

Gjatë auditimit, KLSH ka evidentuar se Lana është lumi i dytë më i ndotur në Shqipëri dhe sipas gjetjeve klasifikohet në klasën V, gjendje e keqe. Sipas KLSH ka një mungesë të marrjes së masave të mjaftueshme për ndalimin e shkarkimeve të ujërave të ndotura urbane.

Po ashtu theksohej se niveli i lartë i ndotjes së lumit Lana është një kërcënim për shëndetin publik, ekosistemin dhe cilësinë e jetesës. Sot do të sjellim një tjetër problematikë të gjetur nga KLSH që lidhet me infrastrukturën e rrjetit të kanalizimeve.

Nga gjetjet e auditimit theksohet se infrastruktura e rrjetit të kanalizimeve është e ndarë në disa nivele primar, sekondar, terciar, por shumë pjesë të tij janë ndërtuar nga banorët dhe si të tilla nuk janë të dokumentuara.

Sipas raportit, aktualisht nuk ka një informacion të detajuar mbi numrin dhe menaxhimin e gropave septike që lidhen me lumin e Lanës.

Lumi i Lanës ka rreth 85 pika shkarkimi që derdhen në të, shumica e të cilave ndodhet në segmentin e sistemuar, por pavarësisht kësaj, gjatë reshjeve të dendura, rrjeti i kanalizimeve nuk arrin të përballojë volumin e ujërave, duke shkaktuar përmbytje në disa zona të kryeqytetit. Edhe pse ka një plan për përditësimin e rrjetit të kanalizimeve përmes sistemit GIS, përsëri nuk ka pasur investime të mjaftueshme deri tani dhe aktualisht nuk ka një inventar për pikat e trajtimit për ujërat e ndotura që derdhen në lumin e Lanës.

Duke vijuar më tej me konkluzionet e KLSH-së, në raport nënvizohet se situata aktuale pasqyron mospërputhje mes zhvillimit urban dhe investimeve në infrastrukturën e kanalizimeve, duke rrezikuar objektivat kombëtarë për zhvillim të qëndrueshëm dhe përmbushjen e të drejtave bazë të qytetarëve për shërbime bazike.

Sipas raportit nuk është përgatitur inventari i shkarkimit të ujërave të ndotura dhe në përgjithësi statusi i cilësisë së ujit në lumin e Lanës nuk është vlerësuar në mënyrë të përshtatshme në qytetin e Tiranës.

Rezultatet e të dhënave tregojnë një nevojë të madhe për investime për menaxhimin e qëndrueshëm të infrastrukturës ?së padukshme? të kullimit të ujërave të ndotura në kryeqytet. Më tej në rekomandime KLSH thekson se Bashkia Tiranë dhe Ujësjellës Kanalizime Tiranë sh.a. duhet të bashkëpunojnë lidhur me planifikimin e fondeve dhe investimeve për zgjerimin e shtrirjes së rrjetit të kanalizimit në zonat e bardha që nuk mbulohen me rrjet kanalizimi dhe për përmirësimin e infrastrukturës së kanalizimeve, bazuar në analizën e moshës së kanalizimeve dhe rrjetit.

Po ashtu Bashkia Tiranë dhe Ujësjellës-Kanalizime Tiranë sh.a. duhet të marrin masa për përditësimin e informacionit, hartave dhe të dokumentacionit teknik mbi rrjetin e kanalizimeve, në përputhje me ndërtimet e reja dhe zhvillimet e qytetit. Në këtë kuadër të realizohet inventarizim i dekantuesve/gropave septike për të menaxhuar informacionin e domosdoshëm dhe monitoruar ndotjen./ CNA 1 DITE ME PARE Niveli i ndotjes së Lanës alarmon KLSH-në: Kërcënim për shëndetin publik Ndotja e lumit Lana në kryeqytet vijon të mbetet një problem serioz mjedisor. Kontrolli i Lartë i Shtetit, në raportin mbi “Masat e ndërmarra nga institucionet përgjegjëse për eliminimin e derdhjes së ujërave të përdorura në lumin e Lanës në Tiranë”, ka evidentuar problematikat e shkarkimeve urbane dhe industriale në lumin Lana.

Sipas të dhënave, nivelet e ndotjes në lumin Lana janë të larta dhe lidhen me shkarkimet e ujërave të ndotura urbane, mbetjet urbane e industriale, si dhe ndërhyrjet në shtratin dhe territorin përreth lumit.

Problematika kryesore lidhet me derdhjen e ujërave të përdorura. Shkarkimet urbane, së bashku me ndotjen industriale dhe mbetjet, ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë fiziko-kimike të ujit dhe në gjendjen e ekosistemit lumor. “Ndotja kryesore në lumin e Lanës vjen nga shkarkimet e ujërave të ndotura urbane, mbetjet urbane, industriale, ndërtimet pa leje që ngushtojnë rrjedhën e lumit; erozioni i tokës dhe dëmtimi i ekosistemit lumor”, evidentohet në raportin e KLSH-së. Monitorimet e ujit kanë evidentuar praninë e niveleve të larta të materieve organike, metaleve të rënda dhe ndotësve të tjerë fiziko-kimikë. Këto të dhëna ngrenë shqetësime për ndikimin që ndotja mund të ketë në ekosistemet ujore, mjedisin urban dhe cilësinë e jetës së banorëve. Problematika nuk kufizohet vetëm te shkarkimet e ujërave të ndotura. Ndër faktorët që ndikojnë në degradimin e lumit përmenden edhe hedhja e mbetjeve, ndërhyrjet dhe ndërtimet pa leje që mund të ngushtojnë rrjedhën e ujit, erozioni i tokës dhe dëmtimi i ekosistemit lumor.

Më tej ngrihet alarmi se Lana është lumi i dytë më i ndotur në Shqipëri, duke përbërë rrezik për shëndetin publik, ekosistemet dhe cilësinë e jetesës për popullatën e Tiranës dhe zonave përreth. “Ndotja e Lumit të Lanës në kryeqytetin e vendit tonë i tejkalon ndjeshëm standardet kombëtare dhe të Bashkimit Evropian (BE), kriteret e Direktivës së BE-së për trajtimin e ujërave të ndotura urbane dhe udhëzimet globale të cilësisë së ujit, çka e bën atë lumin e dytë më të ndotur në Shqipëri (pas lumit Gjanica në Fier), referuar Raporteve të Gjendjes në Mjedis të publikuar nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit. Nivelet e tilla të ndotjes së ujërave të këtij lumi përbëjnë kërcënim për shëndetin publik, ekosistemet dhe cilësinë e jetesës për popullatën e Tiranës dhe zonave përreth”, thuhet në raportin e KLSH-së. Gjendja e Lanës mbetet një nga problematikat mjedisore që kërkon ndërhyrje të vazhdueshme, monitorim dhe zbatim efektiv të masave për trajtimin e ujërave të ndotura, me qëllim mbrojtjen e burimeve ujore dhe të mjedisit në zonën e Tiranës. /CNA 2 DITE ME PARE KLSH zbulon mangësi në monitorimin e Lanës/ AKM kontrolloi vetëm 2 nga 4 stacione Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka evidentuar se Agjencia Kombëtare e Mjedisit nuk ka realizuar monitorimin e plotë të lumit të Lanës, në kundërshtim me parashikimet e Programit Kombëtar të Monitorimit të Mjedisit.

Sipas auditimit, në Programin Kombëtar të Monitorimit të Mjedisit janë përcaktuar 4 stacione monitorimi përgjatë lumit të Lanës, por AKM ka monitoruar në vijimësi vetëm 2 prej tyre, duke lënë pa monitoruar dy stacionet e tjera të përfshira në rrjetin e monitorimit. “Nga auditimi u konstatua se, Agjencia Kombëtare e Mjedisit nuk ka realizuar monitorimin e plotë, sipas përcaktimit në Programin Kombëtar të Monitorimit të Mjedisit, si më poshtë: Në Programin Kombëtar të Monitorimit të Mjedisit janë përcaktuar 4 stacione monitorimi përgjatë lumit të Lanës, ndërsa Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka monitoruar në vijimësi vetëm 2 nga stacionet e monitorimit në këtë trup ujor, duke mos kryer monitorim të 2 stacioneve të tjera të monitorimit, të përcaktuar nga projekti CEMSA dhe të përfshirë në rrjetin e stacioneve të monitorimit të mjedisit”, thuhet në gjetjet e KLSH-së. Programi parashikon 21 tregues mjedisorë, përfshirë 16 tregues të gjendjes, 4 të ndikimit dhe 1 të trysnisë. Megjithatë, AKM ka monitoruar vetëm 10 tregues të gjendjes. “Në Programin Kombëtar të Monitorimit të Mjedisit janë përcaktuar 16 tregues mjedisorë të gjendjes, 4 tregues mjedisorë të ndikimit dhe 1 tregues mjedisor i trysnisë (në total 21 tregues) për t’u monitoruar, ndërsa Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka monitoruar vetëm 10 prej treguesve mjedisorë të gjendjes”, thuhet në gjetjet e raportit të KLSH-së. Një tjetër gjetje e evidentuar nga auditimi i KLSH-së lidhet me elementët biologjikë të cilësisë. Sipas të dhënave gjatë gjithë periudhës së shqyrtuar nuk është siguruar monitorimi i tyre, pavarësisht se parashikohen në program. Sipas gjetjeve, kjo ka pamundësuar vlerësimin e statusit ekologjik të lumit të Lanës.

Po ashtu edhe frekuenca e monitorimit nuk është respektuar. Programi përcakton që treguesit e gjendjes të monitorohen çdo dy muaj, ose 6 herë në vit, ndërsa AKM i ka analizuar në mënyrë stinore, pra 4 herë në vit.

Në gjetjet e KLSH-së evidentohet gjithashtu mungesa e thirrjeve publike në fillim të viteve përkatëse, për të përfshirë institucione publike, akademike apo subjekte të tjera në analizimin e treguesve që nuk kryhen nga vetë AKM.

Sipas auditimit, mungesa e monitorimit të të gjitha stacioneve nuk lejon vlerësimin e ndikimit dhe niveleve të ndotjes në zona të ndryshme të lumit, ndërsa mosanalizimi i të gjithë treguesve pengon një vlerësim të plotë të statusit ekologjik.

Kështu mbeten pa të dhëna të plota edhe elementë të rëndësishëm si substancat e rrezikshme, treguesit mikrobiologjikë dhe pesticidet. “Në asnjë rast përgjatë periudhës së auditimit nuk rezultoi të jetë siguruar monitorimi i elementëve biologjikë të cilësisë, pavarësisht përfshirjes së tyre në Programin Kombëtar të Monitorimit të Mjedisit, duke pamundësuar vlerësimin e statusit ekologjik të lumit të Lanës. Frekuenca në Programin Kombëtar të Monitorimit të Mjedisit për monitorimin e treguesve mjedisorë të gjendjes është përcaktuar “çdo dy muaj”, ndërsa Agjencia Kombëtare e Mjedisit e ka kryer këtë monitorim në frekuencë stinore, pra çdo 3 muaj, duke analizuar treguesit 4 herë në vit, e jo 6 herë në vit sipas frekuencës së përcaktuar. Agjencia Kombëtare e Mjedisit nuk rezultoi të ketë publikuar shpallje/ thirrje në fillim të viteve përkatës, me qëllim që subjektet e interesuara publike/ akademike, etj., të paraqesin interesin e tyre për të dhënë kontribut lidhur me analizimin e treguesve që nuk kryhen nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit. Mungesa e monitorimit të të gjithë stacioneve të monitorimit pamundëson vlerësimin e ndikimit dhe niveleve të ndotjes në pjesë të caktuara me ndikime/ presione të ndryshme, ndërkohë që mungesa e analizimit të të gjithë treguesve pamundëson vlerësimin e plotë të statusit ekologjik të trupit ujor, duke mos mundësuar të dhëna mbi prezencën e substancave të rrezikshme, aspektit mikrobiologjik, pesticideve, etj”, theksohet në raportin e KLSH-së. Auditimi ka evidentuar probleme edhe sa u përket substancave prioritare të përcaktuara nga legjislacioni shqiptar dhe Direktiva 2013/39/EU.

Nga 47 substancat prioritare të parashikuara, AKM ka siguruar monitorimin vetëm të 5 metaleve të rënda: arsenik (As), bakër (Cu), merkur (Hg), kadmium (Cd) dhe plumb (Pb), përmes një kontrate me Universitetin Bujqësor të Tiranës për vitet 2022–2023.

Sipas gjetjeve, 42 substancat e tjera prioritare, ku përfshihen edhe pesticide dhe substanca të ndryshme kimike, nuk janë monitoruar gjatë periudhës së auditimit. “Sa i përket substancave prioritare të përcaktuara në Direktivën 2013/39/EU, VKM-në nr. 246, datë 30.04.2014 dhe VKM-në nr. 267, datë 07.05.2014, ku përfshihen substanca të ndryshme kimike, metale të rënda, pesticide (si Chlorpirofos, etj.), nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit është siguruar kryerja e monitorimit vetëm sa i takon 5 metaleve të rënda (As, Cu, Hg, Cd, Pb) (nëpërmjet kontratës së lidhur me Universitetin Bujqësor të Tiranës për vitet 2022-2023), ndërkohë që Agjencia Kombëtare e Mjedisit vetë nuk i kryen këto analiza dhe nuk ka siguruar kryerjen e monitorimit të pjesës tjetër të 42 substancave prioritare përgjatë viteve periudhë auditimi”, nënvizohet në raport. KLSH thekson se fondet e alokuara për zbatimin e Programit Kombëtar të Monitorimit të Mjedisit kanë qenë vazhdimisht të pamjaftueshme. Kjo ka bërë që AKM të prioritizojë disa prej stacioneve të monitorimit dhe të kufizojë kontraktimin e palëve të treta për analizat që nuk mund të kryhen nga vetë institucioni. “Pavarësisht miratimit të Programit Kombëtar të Monitorimit të Mjedisit, për zbatimin e të cilave ngarkohet Agjencia Kombëtare e Mjedisit, fondet e alokuara kanë qenë vazhdimisht të pamjaftueshme për realizimin e plotë të monitorimit. Kjo ka sjellë që Agjencia Kombëtare e Mjedisit të prioritizojë stacionet që do të monitorojë, pavarësisht miratimit të tyre në Programin Kombëtar të Monitorimit të Mjedisit, si dhe kufizim në lidhjen e kontratave me palë të treta për analiza/ monitorime që nuk kryhen nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit”, thuhet në raportin e KLSH-së. Më poshtë do të gjeni edhe rekomandimet e KLSH-së për AKM-në:

Rekomandimi: Agjencia Kombëtare e Mjedisit të hartojë dhe publikojë thirrje/ shpallje për shfaqjen e interesit nga institucione shtetërore/ akademike, etj., sipas praktikës institucionale, për realizimin e monitorimit të treguesve të cilët janë pjesë e Programit Kombëtar të Monitorimit të Mjedisit, por nuk analizohen nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit.

2.1. Rekomandimi: Në përfundim të çdo viti, Agjencia Kombëtare e Mjedisit të hartojë një raport vjetor (krahasim plan-fakt) mbi zbatimin e Programit Kombëtar të Monitorimit të Mjedisit, drejtuar ministrit përgjegjës për mjedisin, ku të evidentohen në çdo rast jo vetëm aktiviteti monitorues i kryer, por edhe ai i pakryer në raport me sa përcaktuar në Programin Kombëtar të Monitorimit të Mjedisit. Brenda 3-mujorit të parë të 2026 dhe në vijimësi

3.1. Rekomandimi: Agjencia Kombëtare e Mjedisit të marrë masat për kryerjen/ sigurimin e kryerjes së monitorimit të substancave prioritare, në mënyrë që të mundësohen të dhëna mbi praninë ose mospraninë e tyre në lumin e Lanës. Menjëherë dhe në vijimësi

4.1. Rekomandimi: Agjencia Kombëtare e Mjedisit të hartojë një relacion mbi buxhetin total të nevojshëm për zbatimin e Programin Kombëtar të Monitorimit të Mjedisit dhe të kërkojë alokimin e fondeve të duhura nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit. Brenda vitit 2025

5.1. Rekomandimi: Agjencia Kombëtare e Mjedisit, në kuadër të planifikimeve buxhetore për vitin pasardhës, të kërkojë nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit parashikimin e rritjes së gamës së analizave dhe standardeve laboratorike, me qëllim përmbushjen e detyrave ligjore për monitorim të plotë dhe cilësor të trupave ujorë sipërfaqësorë. Për vitin 2026 e në vijimësi. /CNA 2 DITE ME PARE Katastrofa mjedisore me ndotjen e lumit të Lanës/ KLSH: Bashkia e Tiranës, asnjë masë Ndotja e lumit të Lanës ka arritur në nivele alarmante, ndërsa një raport i Kontrollit të Lartë Shtetit 2025, me qëllim auditimin mbi “Masat e ndërmarra nga institucionet përgjegjëse për eliminimin e derdhjes së ujërave të përdorura në lumin e Lanës në Tiranë” ka ngritur shqetësimin për mungesën e marrjes së masave nga institucionet përgjegjëse për përmirësimin e cilësisë së ujit.

Pyetjes “A kanë garantuar masat e ndërmarra nga institucionet përgjegjëse përmirësismin e cilësisë së ujit në lumin të Lanës”, mesazhi i auditimit thekson se nuk është marrë asnjë masë efektive. Më konkretisht, raporti i KLSH-së evidenton se monitorimi i kryer nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka qenë i pjesshëm, duke mos monitoruar të gjitha stacionet e monitorimit dhe të gjithë treguesit, për të vlerësuar plotësisht cilësinë e ujit dhe statusin ekologjik të lumit Lana.

Po ashtu thuhet se edhe mungesa e ndërhyrjes nga Bashkia Tiranë dhe Ujësjellës Kanalizime Tiranë sh.a. në rrjetin e kanalizimeve, mospërfundimi i investimit për Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Ndotura Kashar nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve, si dhe mungesa e ofrimit të zgjidhjeve alternative nga të gjithë këto institucione, ka sjellë që ujërat e ndotura urbane të pjesës më të madhe të qytetit të Tiranës të vijojnë të shkarkohen të patrajtuara, duke ndikuar negativisht në cilësinë e ujit të këtij trupi ujor. “Institucionet përgjegjëse nuk kanë marrë masa efektive për përmirësimin e cilësisë së ujit në lumin Lana. Raportet e Gjendjes në Mjedis të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit konstatojnë prej vitesh se statusi i cilësisë së ujit në këtë trup ujor klasifikohet në gjendje shumë të ndotur, duke shfaqur përkeqësim edhe në fillim të rrjedhës në Lanabregas, përgjatë viteve të fundit. Monitorimi i kryer nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka qenë i pjesshëm, duke mos monitoruar të gjithë stacionet e monitorimit dhe të gjithë treguesit, për të vlerësuar plotësisht cilësinë e ujit dhe statusin ekologjik të lumit Lana. Nga ana tjetër, mungesa e ndërhyrjes nga Bashkia Tiranë dhe Ujësjellës Kanalizime Tiranë sh.a. në rrjetin e kanalizimeve, mospërfundimi i investimit për Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Ndotura Kashar nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve, si dhe mungesa e ofrimit të zgjidhjeve alternative nga të gjithë këto institucione, ka sjellë që ujërat e ndotura urbane të pjesës më të madhe të qytetit të Tiranës të vijojnë të shkarkohen të patrajtuara, duke ndikuar negativisht në cilësinë e ujit të këtij trupi ujor. Situata aktuale paraqet nevojën për angazhim të menjëhershëm të institucioneve të sipërpërmendura, në zbatimin e rekomandimeve të lëna nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në përfundim të këtij auditimit, për të garantuar përmirësimin e situatës”, thuhet në mesazhin e auditimit. Më tej në raportin e KLSH-së theksohet se Bashkia Tiranë dhe Ujësjellës-Kanalizime Tiranë nuk rezultojnë të kenë kryer investime të përshtatshme për përmirësimin e sistemit të kanalizimeve. Gjithashtu në raport rekomandohet që Bashkia Tiranë dhe UKT të marrin masa të menjëhershme “për përditësimin e informacionit, hartave dhe të dokumentacionit teknik mbi rrjetin e kanalizimeve, në përputhje me ndërtimet e reja dhe zhvillimet e qytetit. Në këtë kuadër të realizohet inventarizim i dekantuesve/gropave septike për të menaxhuar informacionin e domosdoshëm dhe monitoruar ndotjen”.

Një tjetër problematikë e ngritur në raport është mungesa e masave për trajtimin e ujërave të ndotura urbane që gjenerohen në qytetin e Tiranës. Impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura janë jetësore për uljen e ndotjes në lumenj, liqene dhe ujëra bregdetare, për shkak se ato ndihmojnë në eliminimin e substancave të dëmshme si bakteret, viruset, azoti dhe fosfori. Trajtimi efektiv i ujërave të ndotura i shërben përmirësimit të shëndetit të njeriut dhe cilësisë së mjedisit. /CNA 3 DITE ME PARE Lumi Lana në klasën V, gjendje e keqe/ KLSH: Ujërat e ndotura derdhen pa trajtim Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit 2025 me qëllim auditimin mbi “Masat e ndërmarra nga institucionet përgjegjëse për eliminimin e derdhjes së ujërave të përdorura në lumin e Lanës në Tiranë” ngre shqetësimin për ndotjen e lumit Lana dhe mungesën e masave të mjaftueshme për ndalimin e shkarkimeve të ujërave të ndotura urbane.

Lumi Lana në Tiranë vijon të përballet me nivele të larta ndotjeje, ndërsa ujërat e ndotura urbane vazhdojnë të shkarkohen drejtpërdrejt në të pa kaluar më parë në një proces trajtimi. “Rrjeti i kanalizimeve në qytetin e Tiranës është projektuar i tillë që shkarkon drejtpërdrejt dhe pa asnjë trajtim në lumin Lana, ndërkohë që në zonat periferike të qytetit të Tiranës kryesisht shkarkimet janë individuale”, thuhet në raportin e KLSH-së. Sipas KLSH-së, sistemi i kanalizimeve të qytetit të Tiranës është projektuar që prej vitit 1964 në mënyrë të tillë që ujërat e ndotura të shkarkohen drejtpërdrejt në lumin Lana.

Vetëm në segmentin e sistemuar të shtratit të lumit, nga Shkoza deri te “Pallati me Shigjeta”, rezultojnë rreth 85 pika shkarkimi të kolektorëve. “Sistemi i kanalizimeve të ujërave të qytetit të Tiranës është një sistem i kombinuar që përfshin ujërat e bardha dhe ato të përdorura, urbane dhe industriale. Që nga viti 1964, rrjeti i ujërave të ndotura të qytetit të Tiranës është projektuar dhe ndërtuar në mënyrë të tillë që ky sistem të derdhet në mënyrë të drejtpërdrejtë në lumin e Lanës. Nga UKT sh.a. bëhet me dije se numri i pikave të shkarkimit të kolektorëve që shkarkojnë në këtë lumë është afërsisht 85, sa i përket segmentit të sistemuar të shtratit të këtij lumi, nga Shkoza e deri tek 'Pallati me Shigjeta'”, thuhet në raportin e KLSH-së. Raporti evidenton se Bashkia Tiranë dhe UKT sh.a. nuk kanë marrë masa të mjaftueshme për planifikimin e investimeve që do të minimizonin shkarkimin e ujërave të ndotura urbane në lumë. Investimet e UKT-së, sipas KLSH-së, kanë qenë të orientuara kryesisht drejt sektorit të furnizimit me ujë, në krahasim me rrjetin e kanalizimeve. “Investimet e kryera nga UKT sh.a, si institucion varësie i Bashkisë Tiranë, kryesisht kanë qenë të orientuara më shumë në sektorin e furnizimit me ujë, në krahasim me sektorin e rrjetit të kanalizimeve. Bashkia Tiranë dhe UKT sh.a. nuk rezultoi të kenë marrë masa për planifikimin e investimeve të tilla që të minimizojnë shkarkimin e ujërave të ndotura urbane në lumin Lana”, theksohet në raport. Lana në Klasën V të gjendjes ekologjike

Një tjetër problem i evidentuar është monitorimi i pjesshëm i lumit nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit. Sipas raportit, nga katër stacionet e përcaktuara në Programin Kombëtar të Monitorimit të Mjedisit për lumin Lana, janë monitoruar vetëm dy.

Monitorimet janë përqendruar kryesisht te treguesit fiziko-kimikë, ndërsa gjatë viteve 2022–2023 është monitoruar edhe prania e metaleve të rënda.

Në raportet e gjendjes në mjedis, Lana është klasifikuar në Klasën V – “Gjendje e keqe”, me vlera të larta të treguesve të tillë si nevoja biokimike për oksigjen, fosfori, amoniaku dhe nitratet. Sipas KLSH-së, edhe në monitorimin e vitit 2024, të dyja stacionet e monitoruara u klasifikuan në Klasën V. “Në këtë drejtim, Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka siguruar monitorimin e pjesshëm të treguesve mjedisorë në lumin e Lanës, duke monitoruar vetëm 2 nga 4 stacionet e përcaktuara në Programin Kombëtar të Monitorimit të Mjedisit për lumin Lana. Monitorimi i kryer nga AKM ka konsistuar kryesisht në treguesit fiziko-kimikë, ndërsa për vitet 2022-2023 është monitoruar edhe prezenca e metaleve të rënda. Në të gjithë Raportet e Gjendjes në Mjedis të publikuara nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe nga të dhënat e monitorimeve të vëna në dispozicion nga AKM, lumi Lana konstatohet në Klasën V – Gjendje e keqe, ku shfaqen vlera përtej limiteve të përcaktuara të nevojës biokimike për oksigjen, fosforit, amoniakut, nitrateve, që dëshmojnë një nivel të lartë ndotjeje, të shkaktuar kryesisht nga shkarkimet e ujërave të ndotura urbane. Pavarësisht se këto raporte, përpos faktit që janë publike, vazhdimisht u janë dërguar institucioneve të qeverisjes qendrore e vendore, situata mjedisore në lumin Lana vijon të mbetet e pandryshuar, madje në monitorimin e vitit 2024 të dy stacionet u klasifikuan në Klasën V – Gjendje e keqe”, nënvizon raporti i KLSH-së. Sipas raportit, ndotja e lumit Lana lidhet kryesisht me shkarkimet e ujërave të ndotura urbane, por ndër faktorët e tjerë përmenden edhe mbetjet urbane e industriale, ndërhyrjet në shtratin e lumit, erozioni dhe dëmtimi i ekosistemit lumor.

KLSH vlerëson se eliminimi i shkarkimeve të ujërave të ndotura të patrajtuara do të kishte ndikim pozitiv në cilësinë e mjedisit, shëndetin publik dhe cilësinë e jetës së banorëve.

Për problematikat e evidentuara, KLSH ka dhënë rekomandime për institucionet përgjegjëse, me synim përmirësimin e menaxhimit të ujërave të ndotura dhe reduktimin e ndikimit të tyre në lumin Lana. /CNA LinkedIn Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.