Lajme Zone
Ndodh në Poloni: Robotët humanoidë protestojnë kundër zëvendësimit të njerëzve nga AI
EkonomiJOQ Albania

Ndodh në Poloni: Robotët humanoidë protestojnë kundër zëvendësimit të njerëzve nga AI

Rreth 30 robotë humanoidë dhe 'katërkëmbësh' kanë dalë në rrugët e Varshavës, në Poloni, në një protestë të pazakontë kundër ndikimit të inteligjencës artificiale dhe robotizimit në tregun e punës.

Rreth 30 robotë humanoidë dhe 'katërkëmbësh' kanë dalë në rrugët e Varshavës, në Poloni, në një protestë të pazakontë kundër ndikimit të inteligjencës artificiale dhe robotizimit në tregun e punës.

Robotët marshuan përpara Ministrisë së Çështjeve Digjitale, duke mbajtur flamuj dhe duke transmetuar përmes altoparlantëve thirrje si “Mbroni vendet e punës”, “Ka ardhur koha për rregulla” dhe “Mos prisni, rregulloni”.

Protesta u organizua më 7 shtator nga iniciativa “Democratism”, e cila synon të hapë një debat publik mbi mënyrën se si AI dhe robotizimi po ndryshojnë tregun e punës. Organizatorët kërkuan rregulla që të mbrojnë punëtorët nga zëvendësimi i mundshëm nga robotët humanoidë dhe inteligjenca artificiale.

Një prej robotëve, Agibot A3, madje iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, duke deklaruar se prania e tyre në protestë kishte për qëllim të tregonte se kjo teknologji tashmë është realitet.

“Robotët këtu duhet të tregojnë se kjo teknologji është tashmë një realitet”, ishte mesazhi i tij.

Organizatori Grzegorz Kuliś tha se shqetësimi kryesor lidhet me mundësinë që robotët humanoidë dhe AI të zëvendësojnë njerëzit, veçanërisht në profesionet që lidhen me punën mendore.

Protesta tërhoqi vëmendjen e kalimtarëve dhe mori edhe një reagim nga ministri polak i Çështjeve Digjitale, Krzysztof Gawkowski, i cili doli të takonte organizatorët. Ai paralajmëroi për problemet që mund të sjellë përdorimi i modeleve të pakontrolluara të AI në robotë humanoidë që pritet të bëhen gjithnjë e më të avancuar.

Në një skenë që duket si e marrë nga një film fantastiko-shkencor, robotët dolën në rrugë për të kërkuar rregulla që, në fund të fundit, synojnë të mbrojnë… njerëzit nga robotët. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)