Lajme Zone
“Kërkoj vajzën me bluzë vishnjë dhe pantallona blu, me të cilën u shkëmbyem te shkallët”
Të tjeraJOQ Albania

“Kërkoj vajzën me bluzë vishnjë dhe pantallona blu, me të cilën u shkëmbyem te shkallët”

Një kërkesë për të gjetur një vajzë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një djalë, i cili thotë se është shkëmbyer me të mbrëmjen e 10 shtatorit në shkallët e TEG-ut.

Një kërkesë për të gjetur një vajzë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një djalë, i cili thotë se është shkëmbyer me të mbrëmjen e 10 shtatorit në shkallët e TEG-ut.

Sipas tij, takimi ka ndodhur rreth orës 21:58, teksa ai po ngjitej drejt katit të dytë, ndërsa vajza po zbriste. Ai tregon se të dy kanë shkëmbyer vështrime dhe i kanë buzëqeshur njëri-tjetrit, por nuk ka pasur mundësi të marrë kontaktin e saj.

Në videon e dërguar në redaksi, djali shpjegon se e ka kërkuar disa herë vajzën në TEG, por nuk ka mundur ta gjejë.

“Unë kërkoj vajzën me bluzën vishnje dhe pantallona blu. Jemi shkëmbyer te shkallët e TEG-ut. Unë ngjitesha për në katin e dytë, ndërsa ajo zbriste, në orën 9:58 të mbrëmjes. E kam kërkuar disa herë aty dhe nuk pata mundësi ta gjeja dhe t’i merrja kontaktin”, shprehet ai.

Djali thotë se në momentin e shkëmbimit kishte veshur një bluzë të bardhë dhe kërkon ndihmën e publikut për të kontaktuar vajzën.

Nëse vajza në fjalë e njeh veten nga kjo histori ose dikush ka informacion që mund të ndihmojë në kontaktimin e saj, mund t’i përcjellë mesazh djalit përmes redaksisë së JOQ Albania. View this post on Instagram A post shared by JOQ News (@joqnews)