Lajme Zone
Ndodh dhe kjo... Analisti shan Ramën në emision, AMA gjobit televizionin
PolitikëPolitiko

Ndodh dhe kjo... Analisti shan Ramën në emision, AMA gjobit televizionin

Gazetari dhe moderatori Blendi Fevziu ka deklaruar se Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) ka gjobitur televizionin Klan, për përmbajtjen e emisionit “Opinion”, të transmetuar më 22 tetor.Sipas deklaratës së tij, shkak për penalizimin është bërë kritika e gazetarit Armand Shkullaku ndaj kryeministrit Edi Rama gjatë emisionit. Ai e konsideron këtë vendim të pajustifikuar dhe një ndërhyrje në liri

Gazetari dhe moderatori Blendi Fevziu ka deklaruar se Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) ka gjobitur televizionin Klan, për përmbajtjen e emisionit “Opinion”, të transmetuar më 22 tetor.Sipas deklaratës së tij, shkak për penalizimin është bërë kritika e gazetarit Armand Shkullaku ndaj kryeministrit Edi Rama gjatë emisionit. Ai e konsideron këtë vendim të pajustifikuar dhe një ndërhyrje në lirinë e shprehjes dhe në të drejtën e të ftuarve për të shprehur mendimet e tyre.“Shkullaku ka sharë Ramën, që ka 15 vjet që e bën, ndoshta 25 vjet që e bën, dhe për këtë do të paguhet një gjobë. Ti nuk e di çfarë thotë i ftuari në studio, nuk mund t'i diktosh të ftuarit çfarë do të thotë, sepse është e drejta e tij absolute të thotë”, deklaroi ai. “Mua më thonë pse nuk ke qortuar Shkullakun. Unë duhet të qortoj Shkullakun që Shkullaku qorton Ramën dhe kritikët e qortimeve të tij t'i kemi marrë gjobë. Kjo është idiotësi”, tha ai.Më tej, Fevziu e cilësoi vendimin si një shembull të burokracisë dhe të përpjekjeve për t'u bërë qejfin personave në pushtet.“Kjo është një lloj legenllëku i zakonshëm i atyre njerëzve burokratë që rrinë dhe shihen dhe mhen t'i bëjnë qejfin njëri-tjetrit”, u shpreh ai.“Zoti mos jetë kujtuar Rama pas 30 vjetësh që Shkullaku e shan dhe ka vendosur gjobën, të ketë kërkuar gjobën ai, po këtë s'e besoj”, deklaroi Fevziu. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm