Lajme Zone
Ndizen “motorët” para shtatorit/ Rama mbledh nesër ministrat në Pogradec
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Ndizen “motorët” para shtatorit/ Rama mbledh nesër ministrat në Pogradec

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një mbledhje me kabi...

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një mbledhje me kabinetin e qeverisë në dy ditët e ardhshme.

Takimi do të zhvillohet më 23 dhe 24 gusht në Pogradec, ndërsa mësohet se mbledhja e nesërme do të mbahet në orën 11:30 në vilën qeveritare të qytetit liqenor.

Ky takim dyditor është konceptuar si një mbledhje informale pak para shtatorit, që përkon me fillimin e sezonit të ri politik.

Gjatë mbledhjes, ministrat do të raportojnë mbi punët dhe veprimtarinë e tyre përgjatë sezonit të verës, si edhe prioritetet në vijim.

Takimet informale me ministrat janë traditë e kryeministrit Rama, që zhvillohen çdo vit në fund të pushimeve verore./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.