Lajme Zone
Ndikonte te e ardhmja e Allegri-t, Napoli-Lazio pa fitues! Kryesuesit e Seria A ndalen pas 6 fitoresh radhazi
SportReport TV

Ndikonte te e ardhmja e Allegri-t, Napoli-Lazio pa fitues! Kryesuesit e Seria A ndalen pas 6 fitoresh radhazi

Napoli-Lazio kishte shumë rëndësi si për kreun e kampionatit ashtu edhe për të ardhmen e trajnerit Allegri.

Sfida e parë e ditës së dielë në Seria A, që vlente shumë për kreun e kampionatit dhe jo vetëm, mes Napolit dhe Lazio-s është mbyllur pa fitues. Në stadiumin ‘Maradona’ pat inga një gol për secilën pjesë, me miqtë nga kryeqyteti të cilët realizuan të parët me Fratessi-n. Në pjesën e dytë, kryesuesit e kampionatit, pësuan një autogol që vulosi edhe shifrat përfundimtare në 1-1. Në këtë mënyrë Lazio ndalet pas 6 fitoreve radhazi në kampionat në një ndeshje ku trajneri i Napolit Allegri rrezikonte shumë. Ky i fundit përflitet për një shkarkim pas rezultateve jo të mira, ndërsa ky barazim mund të shihet deri diku si sinjal pozitiv duke patur parasyh se vinte nga humbja me Juventusin në Seria A dhe me Porto-n në Champions League. Situata jo e mirë u pasqyrua edhe gjatë ndeshjes, me tifozët ultras të Napolit që vërshëllyen sulmuesin Noa Lang. LEXO edhe...Supersfida e kreut, sonte Atletico-Barcelona në La Liga! Skuadra e Simeone-s vjen pas 7 fitoresh, në Seria A luhet Inter-Como Lazio ndërkohë është ngjitur në kuotën e 29 pikëve dhe pavarësisht rezultateve në ndeshjet e tjera do të vijojë ta ruajë kreun e kampionatit të paktën edhe një javë. Ne.k./ReportTv.al Seria A lazio napoli Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 49% Veliajn 18.1% Asnjërin 32.9% Vota total: 1889 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?