Presidenti rus Vladimir Putin është “në një humor të shkëlqyer” pas takimit të tij me Donald Trump, sipas ndihmësit të tij më të lartë të politikës së jashtme, Yuri Ushakov. LEXO edhe...Tre liderët më të fuqishëm të botës në një tryezë, por me interesa të kundërta! Ja çfarë kërkojnë të fitojnë Trump, Putin dhe Xi Jinping nga samiti në Kinë Sipas mediave të huaja, duke folur për kanalin televiziv shtetëror rus Vesti, Ushakov i përshkroi bisedimet midis presidentëve si të shkuara “mirë”. Mediat ruse kanë shpërndarë gjerësisht pamjet e Trumpit duke hyrë në dhomë dhe duke iu drejtuar Putinit me fjalët: “Kush është ai? Ai është miku im!” Sipas Ushakov, lufta në Ukrainë ishte tema kryesore e takimit, i cili zgjati 35 deri në 40 minuta. Të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu marrëdhëniet dypalëshe SHBA-Rusi. Kremlini pretendon se asnjëri president nuk bëri ndonjë “deklaratë të rëndësishme”, ndërsa të dyja palët po përgatiten për një samit me udhëheqësin kinez Xi Jinping më vonë sot. R.Xh/ReportTv.al vladimir putin Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 63% Jo 28.7% Nuk e di 8.3% Vota total: 1207 Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?
