Lajme Zone
Ndërtoi objektin 5-katësh pa leje në Qeparo, arrestohet pronari! Shkrihet IMT e Bashkisë, në kërkim kryeinspektori e 2 vartës! Hita pezullon zinxhirin komandues të Policisë Himarë (VIDEO + EMRAT)
EkonomiReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Ndërtoi objektin 5-katësh pa leje në Qeparo, arrestohet pronari! Shkrihet IMT e Bashkisë, në kërkim kryeinspektori e 2 vartës! Hita pezullon zinxhirin komandues të Policisë Himarë (VIDEO + EMRAT)

Një objekt me 5 kate në proces ndërtimi, i gjithi pa leje, u zbulua nga shërbimet e komisariatit të policisë së Himarës, në vendin e quajtur Sugë në Qeparo. Policia arrestoi në flagrancë pronarin e objektit, Lulzim Bujari, 39 vjeç, banues në Tiranë. Për shpërdorim të detyrës, u shpallën në kërkim kryeinspektori i IMT në Himarë Dorjan Hoxha dhe 2 inspektorë, Mateo Koshi e Andi Hoxha. LEXO edhe...Ob

Një objekt me 5 kate në proces ndërtimi, i gjithi pa leje, u zbulua nga shërbimet e komisariatit të policisë së Himarës, në vendin e quajtur Sugë në Qeparo. Policia arrestoi në flagrancë pronarin e objektit, Lulzim Bujari, 39 vjeç, banues në Tiranë. Për shpërdorim të detyrës, u shpallën në kërkim kryeinspektori i IMT në Himarë Dorjan Hoxha dhe 2 inspektorë, Mateo Koshi e Andi Hoxha. LEXO edhe...Objekti 5-katësh pa leje, Hita pezullon nga detyra të gjithë zinxhirin komandues të Policisë Himarë, që ishin në detyrë gjatë ndërtimit të godinës (EMRAT) Në terren ndërhyri IKMT qendrore duke e shembur objektin pa leje dhe paralajmëroi ta referojë rastin në prokurori. Sipas IKMT, pronari ka pretenduar se kishte ndërtuar prej kohësh një objekt 2 katësh, njëri nëntokë, dhe kishte aplikuar për leje legalizimi, por ndërkohë ka vijuar me ndërtimin brenda pak ditëve të 3 kateve të tjera. Kryetari i Bashkisë së Himarës Vangjel Tavo, vendosi të shkrijë IMT lokale për arsye të neglizhencës së treguar gjatë ushtrimit të detyrës së tyre për të mbrojtur territorin. “Detyra primare është mbrojtja e territorit, ndërkohë që nuk e kanë kryer, e tregojnë edhe faktet, që janë konstatuar objekte pa leje dhe në fakt mos-veprimet e tyre, sepse IMT dhe strukturat e tjera kanë lejuar ndërtimin. Për mua kjo strukturë në momentin që nuk kryen funksionin, është e tepërt, do kërkoj që IKMT të mbulojë me inspektorët e vet territorin e Himarës. 5 punonjës ishin, sot janë pezulluar nga puna. Mund të jetë drastike si masë, por është veprim i detyruar”, tha Tavo. Madje sipas Tavos, jo vetëm neglizhencë, por inspektorët në disa raste janë në dijeni të paligjshmërisë, dhe e lejojnë atë. “Është totalisht e patolerueshme. Ndalojnë fshatarët për të kryer punime që i lejon ligji, lejojnë ndërtime pa leje që nuk janë më as të padukshme”, theksoi Tavo. Brenda 1 viti, kjo është hera e dytë që kryebashkiaku shkrin IMT-në e Himarës, e para, në qershor të 2025-ës, kur në Dhërmi dhe Jalë u evidentuan një sërë ndërtimesh pa leje. Kompetencat për kontrollin e territorit dhe ndërhyrjen ndaj ndërtimeve pa leje, do t’i kalojnë Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. Ndërkohë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka pezulluar nga detyra të gjithë zinxhirin komandues të Policisë së Himarës, që kanë qenë në detyrë gjatë ndërtimit të objektit dhe ka nisur hetim disiplinor ndaj tyre. Nga detyra janë pezulluar Nënkomisari Ferit Merkaj, Komisari Emiljano Prenga, Nënkomisari Klodjan Petani dhe Inspektori Redin Çaushaj. Policia njofton se pezullimi i tyre nga detyra u bë pasi nuk kishin marrë masa për parandalimin e ndërtimit dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasit nga Laçi që po kryente ndërtimin. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. Ora 18:45 Objekti 5-katësh pa leje, Hita pezullon nga detyra të gjithë zinxhirin komandues të Policisë Himarë, që ishin në detyrë gjatë ndërtimit të godinës (EMRAT) Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hita, ka pezulluar nga detyra të gjithë zinxhirin komandues të Komisariatit të Policisë Himarë, që kanë qenë në detyrë gjatë periudhës kur është ndërtuar një objekt 5-katësh pa leje në Qeparo.Nga detyra janë pezulluar Nënkomisari Ferit Merkaj, Komisari Emiljano Prenga, Nënkomisari Klodjan Petani dhe Inspektori Redin Çaushaj, ndaj të cilëve ka nisur paralelisht edhe hetimi disiplinor.Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ndërtimi i objektit kishte filluar në dhjetor 2025 dhe nga ana e Komisariatit të Policisë Himarë nuk janë marrë masa për parandalimin e ndërtimit dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasit nga Laçi që po kryente ndërtimin.Njoftimi i Policisë:Policia e Shtetit/ Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, pezullon nga detyra gjithë zinxhirin komandues të Komisariatit të Policisë Himarë, që kanë qenë në detyrë gjatë periudhës kur është ndërtuar një objekt 5-katësh pa leje në Qeparo, HimarëNë vijim të masave të marra për evidentimin dhe goditjen e ndërtimeve pa leje, si dhe vënien përpara përgjegjësisë të personave përgjegjës, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ka bërë pezullimin e menjëhershëm nga detyra të katër punonjësve të Policisë, konkretisht:- Nënkomisar F. M., ish-Shef i Komisariatit të Policisë Himarë, aktualisht Shef i Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në DVP Vlorë;- Komisar E. P., ish-Shef i Seksionit dhe Specialist në Seksionin për Hetimin e Krimeve në Volum, në Komisariatin e Policisë Himarë, aktualisht Shef i Seksionit dhe Specialist në Seksionin për Hetimin e Krimeve në Volum, në Komisariatin e Policisë Divjakë;- Nënkomisar K. P., ish-Specialist për Hetimin e Krimit, Zona Policore nr. 1, aktualisht Specialist për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë;- Inspektor R. Ç., me detyrë Ndihmës/Specialist SPZ, Zona Policore nr. 1, në Komisariatin e Policisë Himarë, zonë në të cilën u konstatua ndërtimi pa leje.Pezullimi i menjëhershëm i tyre dhe nisja e hetimit disiplinor u bë pasi, në vendin e quajtur “Sugë”, Qeparo, Himarë, u konstatua se shtetasi L. B., banues në Laç, kishte ndërtuar një objekt me një kat nëntokë dhe katër kate mbi tokë, pa lejen e organeve kompetente.Ky shtetas u arrestua ditën e djeshme nga Komisariati i Policisë Himarë, ndërsa u shpallën në kërkim 3 punonjës të IMT-së Himarë, konkretisht kryeinspektori dhe 2 inspektorë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.Nga verifikimet paraprake rezulton se ndërtimi i objektit kishte filluar në dhjetor 2025 dhe nga ana e Komisariatit të Policisë Himarë nuk janë marrë masa për parandalimin e ndërtimit dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasit që po kryente ndërtimin.Policia e Shtetit është e vendosur të ndëshkojë dhe largojë nga radhët e saj, cilindo punonjës policie që nuk zbaton ligjin, nuk përmbush detyrën, abuzon me të dhe cenon besimin e qytetarëve. Share Ora 16:00 Ndërtimet pa leje, kryebashkiaku Vangjel Tavo shkrin IMT-në e Bashkisë Himarë: Kanë neglizhuar detyrën dhe nuk kanë mbrojtur territorin! Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, ka vendosur shkrirjen e IMT-së së Himarës, pas rasteve të përsëritura të ndërtimeve pa leje.Në një prononcim te tij Tavo e ka cilësuar këtë vendim si të domosdoshëm, ndërsa ka bërë të ditur se do t’i kërkojë IKMT-së që të marrë në juridiksionin e saj edhe IMT-në e Himarës.Sipas Tavos, ky qëndrim lidhet edhe me mungesën e burimeve njerëzore, pasi në strukturën e IMT-së së Himarës (e cila kishte 6 punonjës), ishin të punësuar edhe persona nga zona të tjera.Kryebashkiaku ka theksuar se punonjësit e institucionit nuk duhet të abuzojnë me detyrën, duke dëmtuar qytetarët që respektojnë ligjin dhe duke lejuar ndërtime pa leje.Tavo ka bërë të ditur se të gjithë punonjësit janë shkarkuar dhe ka kërkuar nisjen e një hetimi nga Prokuroria për të gjithë personat përgjegjës.“Për herë të dytë brenda një periudhe prej 1 viti, detyrohem ta shkrij për herë të dytë IMT-në e Bashkisë së Himarës, për arsye të neglizhencës së treguar gjatë ushtrimit të punës së tyre, ku detyra primare është mbrojtja e territorit, ndërkohë që nuk e kanë kryer këtë detyrë. Këtë e tregojnë edhe faktet që në terren ka ndërtime pa leje të konstatuara ditët e fundit, por edhe për mos-veprimin e tyre, ku vetë IMT dhe jo vetëm IMT, por edhe strukturat e tjera shtetërore kanë lejuar ndërtimet pa leje. Kështu vendosa që ta shkrij IMT-në e Himarës, pasi për mua në momentin që kjo strukturë nuk kryen funksionin që i cakton ligji, është e tepërt për Bashkinë Himarë. Do i kërkoj IKMT-së që të marrë përsipër mbulimin edhe të territorit të Himarës me inspektorët e vetë, pasi Bashkia e Himarës, edhe për shkak të mungesës së kapaciteteve njerëzore, detyrohet të marrë punonjës nga jashtë bashkisë”, tha mes të tjerash Tavo.Kjo është hera e dytë që shkrihet IMT-ja e Himarës, pas problematikave të konstatuara më herët. Tashmë, Bashkia e Himarës do t’i kërkojë IKMT-së që ta marrë IMT-në e Himarës në juridiksionin e saj. Share P.J/R.Xh/ReportTv.al himare Vlore imt himare ndertim pa leje lulzim bujari dorjan hoxha mateo koshi andi hoxha Vangjel Tavo Komento Komente ledi: 10/08/2026 12:12 Nuk e kuptoj pse tre persona nje nga Gjirokastra dhe dy nga Tirana jane inspektir ne Himare ! Nuk paska Himara njerez te afte te kryejne keta detyra shteterore! Mush i ka emeruar ata? Përgjigju Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 46.2% Jo 46% I/e dyzuar 7.7% Vota total: 1453 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?