Lajme Zone
PolitikëReport TV

Ina Zhupa denoncon ndotjen e detit në Porto Palermo: Pushuesit dolën me njolla vaji nga uji, ku janë institucionet?


Zhupa i bën thirrje institucioneve dhe Bashkisë së Vlorës të reagojnë dhe të verifikojnë situatën.

Deputetja e Partisë Demokratike, njëkohësisht kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku pretendon se në Porto Palermo deti është i ndotur dhe se pushuesit kanë dalë nga uji me njolla vaji në trup. Sipas Zhupës, situata është regjistruar këtë të diel, në kulmin e sezonit turistik, në një nga zonat më të frekuentuara të bregdetit shqiptar. LEXO edhe...Vlorë/ 750 udhëtarë mbërritën me traget nga Brindisi, drejtori i portit: Emigrantë dhe shumë turistë italianë Në reagimin e saj, ajo kërkon reagim dhe ndërhyrje nga Bashkia e Vlorës. "Sot, 10 gusht! Gjendja në Porto Palermo, në mes të sezonit turistik, dhe plazhistët dalin nga deti me njolla vaji të djegur në trup! Një nga zonat më të bukura të bregdetit shqiptar, plazh publik dhe destinacion i përditshëm për dhjetëra turistë. Pushuesit janë përballur me njolla vaji në trup pasi kanë dalë nga uji. Ku janë institucionet? Ku është Bashkia Vlorë? Ku janë kontrollet dhe reagimi ndaj ndotjes së detit? A do të ketë një reagim nga Bashkia Vlorë apo drejtuesit e saj janë me pushime diku ku deti nuk është i ndotur?", shkruan Zhupa. U.D/E.H/ReportTv.al Vlore porto palermo Ina Zhupa Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 45.9% Jo 46.4% I/e dyzuar 7.7% Vota total: 1501 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?