Lajme Zone
Ndërtimi pa leje i objektit 5 katësh në Himarë/ Ndalohen dy efektivë, në kërkim dy të tjerë
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Ndërtimi pa leje i objektit 5 katësh në Himarë/ Ndalohen dy efektivë, në kërkim dy të tjerë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka vijuar hetimet për dokumentimin e përgjegjësive të punonjësve të Policisë së Shtetit të përfshirë në rastin e ndërtimit të një objekti 5-katësh pa leje në Himarë, i cili u shemb nga IKMT.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka vijuar hetimet për dokumentimin e përgjegjësive të punonjësve të Policisë së Shtetit të përfshirë në rastin e ndërtimit të një objekti 5-katësh pa leje në Himarë, i cili u shemb nga IKMT.

Pas ngjarjes, Policia e Shtetit kreu veprimet e para procedurale dhe arrestoi në flagrancë poseduesin e objektit.

Nga hetimet e AMP-së rezulton se në këtë rast është përfshirë zinxhiri komandues i strukturave policore të Komisariatit të Policisë Himarë. Konkretisht, katër punonjës të Policisë së Shtetit po procedohen për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Bëhet fjalë për: Emiljano Prengën, me detyrë Shef i Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Divjakë, më parë Shef i Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Himarë, i ndaluar.

Klodian Petanin, me detyrë Specialist i Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, më parë Specialist i Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë, i ndaluar.

Ferit Merkajn, me detyrë Shef i Seksionit të Trafiqeve në DVP Vlorë, më parë Shef i Komisariatit të Policisë Himarë, i shpallur në kërkim.

Redin Çaushajn, me detyrë SPZ në Komisariatin e Policisë Himarë, i shpallur në kërkim. Sipas AMP-së, në vijim të veprimeve procedurale, dy prej punonjësve të shpallur fillimisht në kërkim janë paraqitur dhe janë ndaluar me iniciativë. Ndërkohë, dy punonjësit e tjerë nuk janë gjetur në banesat e tyre dhe, pavarësisht njoftimeve, nuk janë paraqitur pranë strukturave përkatëse.

Për këta dy punonjës janë kryer procedurat për shpalljen e tyre në kërkim. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet himare