Lajme Zone
Ndërtimet pa leje lulëzojnë nën hundën e Gjelit të Himarës
Të tjeraJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Ndërtimet pa leje lulëzojnë nën hundën e Gjelit të Himarës

Pasi ndërtimet pa leje lulëzuan nën hundën e tij, kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo, ka ndërhyrë sërish ndaj strukturës përgjegjëse për kontrollin e territorit, duke shkrirë IMT-në. Vendimi vjen pasi Policia e Himarës zbuloi në zonën e quajtur “Sugë” një objekt 5-katësh, me një kat nën tokë, që po ndërtohej pa leje. Për rastin u arrestua në flagrancë pronari, L. B., 39 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa tre punonjës të IMT-së u shpallën në kërkim për “Shpërdorim detyre”.

Në kërkim janë D. H., 46 vjeç, me detyrë kryeinspektor, si dhe inspektorët M. K., 31 vjeç, dhe A. H., 42 vjeç. Ky është rasti i dytë që IMT-ja e Himarës përfn në qendër të vëmendjes gjatë drejtimit të Tavos. Më 9 qershor 2025, kryebashkiaku pezulloi drejtuesin dhe punonjësit e strukturës pasi u evidentuan ndërtime pa leje në Dhërmi, Drimadhë dhe Jalë. Në atë periudhë, IKMT ndërhyri në terren dhe shembi disa objekte. Sot, skenari përsëritet: një tjetër ndërtim i paligjshëm zbulohet dhe sërish përgjegjësia kërkohet te struktura që duhej ta kishte parandaluar.

Rasti ngre pikëpyetje serioze për mënyrën se si kontrollohet territori në Himarë, veçanërisht në një zonë ku presioni i ndërtimeve dhe zhvillimit turistik është maksimal. Si mund të ngrihet një objekt 5-katësh pa leje dhe të mos konstatohet në kohë nga inspektorët? Ndërsa Tavo shkrin strukturën, mbetet për t’u sqaruar nëse përgjegjësia qëndron vetëm te tre punonjësit e shpallur në kërkim apo në një problem më të gjerë të administrimit dhe kontrollit të territorit. Hetimet vijojnë, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.