Lajme Zone
Ndërpritet seanca, vazhdon të dielën në ora 10:00
PolitikëTelegrafi
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Ndërpritet seanca, vazhdon të dielën në ora 10:00

Ka dështuar sërish përmbyllja e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Ka dështuar sërish përmbyllja e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Procesi sërish ka mbetur te zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit. Votimi për nënkryetar u vendos të bëhet veç e veç. Në votim, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, u zgjodh nënkryetar i Kuvendit, ndërkohë, kandidatja e PDK-së, Vlora Çitaku, nuk arriti të marrë votat e nevojshme për t’u zgjedhur nënkryetare, pasi deputetët e LVV-së abstenuan.Pas këtij procesi, deputetët e PDK-së lëshuan sallën.Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ndërpreu punimet, ndërsa për seancën e radhës tha se do të votojë më vonë.Postet:Mbylle11/09/2026 • 15:08Ndërpritet seanca, vazhdon të dielën në ora 10:0011/09/2026 • 15:03LDK nuk pajtohet me propozimin e Haxhiut, lëshon sallën11/09/2026 • 15:01Haxhiu: Konsideroj që PDK refuzon ta ushtroj të drejtën kushtetuese për të propozuar nënkryetar të Kuvendit11/09/2026 • 14:48Rifillon seanca konstituive11/09/2026 • 14:45U paralajmërua për në ora 14:00, ende s'ka nisur seanca konstituive11/09/2026 • 13:00Seanca konstituive vazhdon në ora 14:0011/09/2026 • 12:17Ndërpritet seanca11/09/2026 • 12:09Çitaku nuk merr votat për nënkryetare, ndërpritet seanca11/09/2026 • 12:05Hamza: PDK nuk ka asnjë arsye me marr pjesë në punimet e Kuvendit, do ta referojmë lëndën në Gjykatën Kushtetuese11/09/2026 • 11:59Vlora Çitaku nuk merr votat për nënkryetare të Kuvendit, PDK lëshon sallën11/09/2026 • 11:56Ardian Gola zgjidhet nënkryetar i Kuvendit nga radhët e LVV11/09/2026 • 11:53LDK përkrah çdo propozim të partive politike për nënkryetar11/09/2026 • 11:48Nënkryetarët do të votohet veç e veç11/09/2026 • 11:43Paqartësi në mënyrën e zgjedhjes së nënkryetarëve11/09/2026 • 11:28Seanca nis me nderimin për viktimat e 11 shtatorit11/09/2026 • 11:16Rrahmani: Kjo situatë i konvenon pushtetit që ka uzurpuar institucionet11/09/2026 • 11:08Abrashi: PDK e LDK të ndërrojnë kandidatët për nënkryetar, LS të bëjë propozim kushtetutes11/09/2026 • 10:59Zemaj: Logjika e LVV-së për ta nënshtruar LDK-në nuk kalon09/09/2026 • 17:20Hoti dhe Bajrami pas zhvillimeve në Kuvend: E bënë edhe më të qartë pse i thamë “JO” propozimit për president09/09/2026 • 15:45Aleanca do t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, nuk merr pjesë në seancën e së premtes09/09/2026 • 15:01Kurti për deklaratën e Simiqit: Mund të jetë edhe në kuadër të euforisë së tij nga varrimi i Ratko Mlladiqit09/09/2026 • 15:01Dështimi i konstituimit të Kuvendit, Gjini: Skenar i planifikuar nga Kurti dhe Lista Serbe09/09/2026 • 14:44“Loja e ndytë e VV-së” - reagojnë ashpër deputetët e LDK-së që ishin kundër marrëveshjes për presidentin09/09/2026 • 14:26Hamza pas dështimit të seancës: LVV dhe Lista Serbe po i bëjnë dëm Kosovës09/09/2026 • 14:25Ilir Deda: Kosova po i afrohet shtetit të dështuar me shpejtësi marramendëse09/09/2026 • 14:16“Nuk do ta rishkruani historinë”, Musliu akuzon Kurtin për bashkëpunim me Listën Serbe09/09/2026 • 14:05Nagavci: Deklarata e Simiqit është e papranueshme, duhet të konstituohet Kuvendi dhe të zgjidhet presidenti09/09/2026 • 13:46Gruda: PDK pro çdo forme të votimit për nënkryetarë, nuk mund të mos kemi Kuvend më 16 shtator09/09/2026 • 13:36Lushaku-Sadriu: Situatë e paprecedentë, LVV po harron se jemi jashtë afateve kushtetuese09/09/2026 • 13:27Nuk ka pajtim për zgjedhjen e nënkryetarëve, seanca vazhdon të premten09/09/2026 • 13:18Rifillon seanca konstituive09/09/2026 • 12:21Simiq propozoi nënkryetarin "në emër të popullit serb" - reagon Konushevci: Duhet të sanksionohet09/09/2026 • 11:52Çështja e nënkryetarëve të Kuvendit, Haxhiu: Nuk kishte pajtim për mënyrën e votimit, pauzë 30-minutëshe09/09/2026 • 11:36Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit09/09/2026 • 11:33LVV propozon për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiun09/09/2026 • 11:31Nis seanca konstituive09/09/2026 • 11:12Kurti: Marrëveshja politike nuk mjafton, na duhen edhe numrat për zgjedhjen e presidentit09/09/2026 • 10:47Abdixhiku arrin në Kuvend, nuk deklarohet për media09/09/2026 • 10:40Gruda: Shpresoj të mos jetë lojë politike, pas 16 shtatorit vlerësojmë nëse i drejtohemi Kushtetueses09/09/2026 • 10:35Aksion me vezë para Kuvendit, ish-ushtari i UÇK-së: Deputetët kanë ra "klluq"09/09/2026 • 10:13Ishte kundër marrëveshjes për presidentin, Shala pritet të jetë propozimi i LDK-së për nënkryetar të Kuvendit09/09/2026 • 09:52“Kushtetuta mbi kalkulimet partiake”, Ramadani: Sot do të shihet nëse kemi rast të ri për Kushtetuese09/09/2026 • 09:42Haziri thotë se LDK do të votojë çdo kandidat të VV-së për kryetar të Kuvendit09/09/2026 • 09:41Konstituimi i Kuvendit, PDK propozon Vlora Çitakun për nënkryetare09/09/2026 • 09:39LVV pritet ta nominojë Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit09/09/2026 • 07:39KDI: Kuvendi mund të konstituohet, por tejkalimi i afatit kushtetues kërkon qartësi juridike09/09/2026 • 07:36Aleanca nuk merr pjesë në vazhdimin e seancës konstituive09/09/2026 • 07:33Seanca konstitutive, Kurti: Do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit09/09/2026 • 07:26Deklarata e kryesuesit Dehari për seancën konstituive 50 poste Listo sipas Me te rejat ne fillim Me te vjetrat ne fillim 11/09/2026 • 15:08Ndërpritet seanca, vazhdon të dielën në ora 10:00Pas mospajtimit të deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës me propozimin e kryetares së Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu që të vazhdohet me zgjedhjen e nënkryetarit nga radhët e LDK-së, deputetët e kësaj partie lëshuan sallën. Kryetarja e Kuvendit, Haxhiu me këtë rast ndërpreu punimet. Seanca do të vazhdojë të dielën në ora 10:00. 11/09/2026 • 15:03LDK nuk pajtohet me propozimin e Haxhiut, lëshon sallënLidhja Demokratike e Kosovës nuk është pajtuar me propozimin e kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu që të vazhdohet me zgjedhjen e nënkryetarit nga radhët e LDK-së, pa u zgjedhur ai i PDK-së. Jehona Lushaku nga LDK tha se nuk duhet të kalohet nga partia e dytë, tek e treta, por duhet të gjendet një kompromis. Deputetët e LDK-së, pasi nuk u pajtuan me propozimin e Haxhiut lëshuan sallën. 11/09/2026 • 15:01Haxhiu: Konsideroj që PDK refuzon ta ushtroj të drejtën kushtetuese për të propozuar nënkryetar të KuvenditKryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu tha se bazuar në deklaratat publike dhe në mungesën e deputetëve të PDK-së në Kuvend konsideron se PDK refuzon të ushtrojë të drejtën kushtetuese për të propozuar emrin për nënkryetar. Ajo tha se do të vazhdojnë me propozimin e Grupit parlamentar të LDK-së.11/09/2026 • 14:48Rifillon seanca konstituivePas më shumë se 40 minuta vonesë ka rifilluar seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu tha se po presin deputetët e PDK-së të vijnë në sallë.11/09/2026 • 14:45U paralajmërua për në ora 14:00, ende s'ka nisur seanca konstituiveSeanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, u paralajmërua se do të rifillojë në ora 14:00, por ende nuk ka nisur.Procesi ka mbetur në zgjedhjen e nënkryetarëve nga radhët e PDK-së, LDK dhe tjerëve. 11/09/2026 • 13:00Seanca konstituive vazhdon në ora 14:00Seanca konstituive Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë në ora 14:00. Në punimet e paradites nënkryetar nga radhët e LVV-së u zgjodh Ardian Gola, ndërkaq Vlora Çitaku nuk arriti t'i merr votat e mjaftueshme, pasi deputetët e LVV-së abstenuan. 11/09/2026 • 12:17Ndërpritet seancaKryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ndërpreu punimet e seancës, pasi Partia Demokratike e Kosovës lëshoi sallën. PDK lëshoi sallën pasi deputetët e LVV-së nuk votuan Vlora Çitakun për nënkryetare të Kuvendit. Haxhiu më pas tha se seanca ndërpritet, ndërkaq për seancën e radhës tha se do të njoftojë me kohë. 11/09/2026 • 12:09Çitaku nuk merr votat për nënkryetare, ndërpritet seancaSërish u ndërprenë punimet e seancës konstituive, pasi Vlora Çitaku nuk mori votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur nënkryetare e Kuvendit nga radhët e PDK-së.Fillimisht, në votim doli propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola i cili mori 101 vota për nënkryetar të Kuvendit. Propozimi i dytë për nënkryetar erdhi nga Partia Demokratike e Kosovës, e që ishte Vlora Çitaku. Çitaku nuk mori votat e mjaftueshme për nënkryetare, pasi deputetët e LVV-së abstenuan. 44 votuan për, 1 kundër dhe 56 abstenime.11/09/2026 • 12:05Hamza: PDK nuk ka asnjë arsye me marr pjesë në punimet e Kuvendit, do ta referojmë lëndën në Gjykatën KushtetueseHamza: PDK nuk ka asnjë arsye me marr pjesë në punimet e Kuvendit, do ta referojmë lëndën në Gjykatën KushtetueseKryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza tha sot se Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon me veprimet e tyre të papërgjegjshme, jo shtetërore dhe jo në dobi të qytetarëve të Kosovës. “Prej sot PDK nuk ka asnjë arsye me marr pjesë në punimet e Kuvendit të Kosovës dhe do të referojmë lëndën në Gjykatën Kushtetuese”, tha ai. 11/09/2026 • 11:59Vlora Çitaku nuk merr votat për nënkryetare të Kuvendit, PDK lëshon sallënVlora Çitaku nuk ka marr votat e nevojshme për nënkryetare të Kuvendit. PDK pas këtij votimi, lëshoi sallën. 11/09/2026 • 11:56Ardian Gola zgjidhet nënkryetar i Kuvendit nga radhët e LVVMe 101 vota për Ardian Gola zgjidhet nënkryetar i Kuvendit nga radhët e LVV11/09/2026 • 11:53LDK përkrah çdo propozim të partive politike për nënkryetarJehona Lushaku nga LDK theksoi se LDK do të mbështes çdo propozim të partive për nënkryetar, e që nuk kanë problem me ligjin.11/09/2026 • 11:48Nënkryetarët do të votohet veç e veçFoto: ArkivKuvendi i Kosovës me 71 vota për vendosi që nënkryetarët të votohen veç e veç.11/09/2026 • 11:43Paqartësi në mënyrën e zgjedhjes së nënkryetarëveKuvendi ka nisur punimet, ndërkaq po vazhdojnë paqartësitë lidhur me mënyrën e zgjedhjes së nënkryetarëve.Nuk ka ende një vendim se a do të procedohet me votimin veç e veç, apo do të votohen në pako nënkryetarët.11/09/2026 • 11:28Seanca nis me nderimin për viktimat e 11 shtatoritSeanca konstituive e Kuvendit nisi me një minutë heshtje në nderim të viktimave të 11 shtatorit. “Republika e Kosovës i qëndron pranë popullit amerikan në këtë ditë përkujtimi dhe riafirmon miqësinë e saj të thellë me SHBA-të”, tha kryetarja Albulena Haxhiu. 11/09/2026 • 11:16Rrahmani: Kjo situatë i konvenon pushtetit që ka uzurpuar institucionet​Rrahmani: Kjo situatë i konvenon pushtetit që ka uzurpuar institucionetDeputeti nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Eman Rrahmani ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje, duke e akuzuar subjektin politik që ka për kryetar Albin Kurtin, për përpjekje për rikthimin e, siç e ka quajtur, autoritarizmit dhe përqendrimit të kontrollit institucional te një person.Para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës për votimin dhe zgjedhjen e nënkryetarëve të këtij institucioni, ish anëtari dhe ish deputeti i LVV-së, Rrahmani, ka deklaruar se situata aktuale “i konvenon pushtetit që ka uzurpuar institucionet”, ndërsa ka shtuar se beson që do të përdoren forma të ndryshme për zgjatjen e këtij pushteti.Lajmi i plotë KËTU:11/09/2026 • 11:08Abrashi: PDK e LDK të ndërrojnë kandidatët për nënkryetar, LS të bëjë propozim kushtetutesDeputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi ka thënë sot se pret vullnet dhe gatishmëri nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës për të ndryshuar propozimet e tyre për nënkryetar të Kuvendit.PDK ka propozuar Vlora Çitakun, ndërkaq LDK, Kujtim Shalën për pozitën numër dy në parlament.Lajmi i plotë KËTU:11/09/2026 • 10:59Zemaj: Logjika e LVV-së për ta nënshtruar LDK-në nuk kalonFoto: ArkivDeputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se logjika e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për ta nënshtruar LDK-në nuk kalon.Ai këtë deklaratë e tha sot para fillimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës ku priten të votohen nënkryetarët e saj.Lajmi i plotë KËTU: 09/09/2026 • 17:20Hoti dhe Bajrami pas zhvillimeve në Kuvend: E bënë edhe më të qartë pse i thamë “JO” propozimit për presidentDeputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherësh ish-kryeministri Avdullah Hoti, ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se ato kanë dëshmuar arsyen pse gjashtë deputetë të kësaj partie kanë kundërshtuar propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje për president.Hoti tha se Kosova nuk mund të vendoset, siç u shpreh ai, “nën diktatin e një njeriu të papërgjegjshëm”.“Zhvillimet e sotme në Kuvendin e Kosovës e bënë edhe më të qartë pse ne, gjashtë deputetët e LDK-së, i kemi thënë ‘JO’ propozimit të VV-së për President”, ka shkruar Hoti.“Republika e Kosovës nuk mund të vendoset nën diktatin e një njeriu të papërgjegjshëm, që nuk ka asnjë ndjeshmëri për sakrificën e brezave mbi të cilën është ndërtuar shteti ynë”, ka shtuar ai.Ndaj zhvillimeve në Kuvend ka reaguar edhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila ka akuzuar përfaqësuesit e LVV-së për standarde të dyfishta në raport me votimin e drejtuesve të institucioneve.Bajrami ka kërkuar që përfaqësuesit e LVV-së të pyeten për qëndrimet që kishin mbajtur gjatë kohës sa ishin në opozitë.“Pyetni eksponentët e LVV-së, kur kanë qenë në opozitë: A kanë votuar ndonjëherë për kryetar të Kuvendit? Me votat e kujt janë zgjedhur Aida Dërguti dhe Glauk Konjufca nënkryetarë të Kuvendit? A kanë votuar ndonjëherë për President të Kosovës, duke qenë vetë në opozitë?”, ka shkruar Bajrami.Në fund të reagimit të saj, ajo i ka quajtur “hipokritë” përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje.09/09/2026 • 15:45Aleanca do t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, nuk merr pjesë në seancën e së premtesKryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka deklaruar se për momentin rruga e vetme që i mbetet opozitës është t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese lidhur me situatën e krijuar në Kuvendin e Kosovës.Gjini tha se Aleanca do të synojë që këtë hap ta ndërmarrë në koordinim me dy partitë e tjera opozitare.Lajmi i plotë KËTU09/09/2026 • 15:01Kurti për deklaratën e Simiqit: Mund të jetë edhe në kuadër të euforisë së tij nga varrimi i Ratko MlladiqitKryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se me zgjedhjen e Albulena Haxhiut në krye të Kuvendit ka nisur procesi i konstituimit të legjislaturës së 11-të.Kurti tha se për përmbylljen me sukses të këtij procesi nevojitet dakordim mes subjekteve politike për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit.Duke komentuar deklaratën e përfaqësuesit të Listës Serbe gjatë seancës, Kurti tha se ajo ishte në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe me betimin që deputeti kishte bërë.Lajmi i plotë KËTU09/09/2026 • 15:01Dështimi i konstituimit të Kuvendit, Gjini: Skenar i planifikuar nga Kurti dhe Lista SerbeKryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar situatën si një skenar të parapërgatitur për zvarritjen e proceseve politike në vend.Gjini tha se Aleanca kishte paralajmëruar prej kohësh se Kuvendi nuk do të arrinte të konstituohej, ndërsa akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për koordinim me Listën Serbe.Lajmi i plotë KËTU09/09/2026 • 14:44“Loja e ndytë e VV-së” - reagojnë ashpër deputetët e LDK-së që ishin kundër marrëveshjes për presidentinDeputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës që kishin kundërshtuar marrëveshjen me Lëvizjen Vetëvendosje për zgjedhjen e presidentit kanë reaguar pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit, e cila pritet të vazhdojë të premten.Ish-kryeministri dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar LVV-në për zvarritje të procesit, duke thënë se kjo situatë ishte e pritshme. Reagim ka pasur edhe deputeti i LDK-së, Arben Gashi, i cili ka thënë se “dita e përgjegjësisë” do të vijë.Lajmi i plotë KËTU09/09/2026 • 14:26Hamza pas dështimit të seancës: LVV dhe Lista Serbe po i bëjnë dëm KosovësKryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, pas dështimit të vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit, ka akuzuar subjektet politike për thellimin e vakuumit institucional, duke thënë se veprimet e tyre janë në dëm të shtetit dhe qytetarëve,Hamza tha se PDK-ja e ka bërë të qartë qëndrimin e saj politik dhe se ka kërkuar që të respektohet Kushtetuta, Rregullorja e Punës së Kuvendit dhe vendimi i Gjykatës Supreme.Lajmi i plotë KËTU09/09/2026 • 14:25Ilir Deda: Kosova po i afrohet shtetit të dështuar me shpejtësi marramendëseIsh-deputeti Ilir Deda ka reaguar për situatën politike në Kosovë, duke paralajmëruar për rrezikun e, siç e quan ai, dështimit politik dhe institucional të shtetit.Deda ka thënë se Kosova ende nuk është shndërruar në shtet të dështuar, por sipas tij, po i afrohet kësaj pike me shpejtësi.Lajmi i plotë KËTU09/09/2026 • 14:16“Nuk do ta rishkruani historinë”, Musliu akuzon Kurtin për bashkëpunim me Listën SerbeDeputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti se është në koordinim me Listën Serbe për të mos lejuar konstituimin e Kuvendit para 16 shtatorit.Përmes një postimi, Musliu ka thënë se Kurti dhe Lista Serbe nuk duan që Kosova të ketë Kuvend të konstituuar para kësaj date.“Albin Kurti në koordinim të plotë me Listën Serbe nuk duan të kemi Kuvend para datës 16 shtator”, ka shkruar Musliu.Lajmi i plotë KËTU09/09/2026 • 14:05Nagavci: Deklarata e Simiqit është e papranueshme, duhet të konstituohet Kuvendi dhe të zgjidhet presidentiNagavci: Deklarata e Simiqit është e papranueshme, duhet të konstituohet Kuvendi dhe të zgjidhet presidentiDeputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arbërie Nagavci ka deklaruar se situata e krijuar në seancën e Kuvendit lidhet me dy çështje kryesore: kushtetutshmërinë e një deklarate të bërë nga deputeti Slavko Simiq dhe mospajtueshmërinë lidhur me zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit.Nagavci tha se seanca ishte thirrur për të premten në orën 11:00 për trajtimin e këtyre dy çështjeve.Artikullin e plotë e keni këtu09/09/2026 • 13:46Gruda: PDK pro çdo forme të votimit për nënkryetarë, nuk mund të mos kemi Kuvend më 16 shtatorDeputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda tha sot pas përfundimit të punimeve të seancës konstituive se partia që ka fituar zgjedhjet ishte në Kuvend për një lojë politike të radhës. Gruda tha se PDK voton nënkryetarët e Kuvendit në çfarëdo forme, nëse LVV garanton konstituimin e Kuvendit, pasi sipas tij, vendi nuk mund të mos ketë Kuvend të konstituar para 16 shtatorit, ditës kur do të shpallet aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale. Lajmi i plotë KËTU:09/09/2026 • 13:36Lushaku-Sadriu: Situatë e paprecedentë, LVV po harron se jemi jashtë afateve kushtetueseShefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar pas shtyrjes së seancës konstituive të Kuvendit për të premten.Ajo e ka cilësuar si “situatë të paprecedentë” mosvazhdimin e procedurës për votimin e nënkryetarëve të Kuvendit, duke akuzuar grupin më të madh parlamentar për mungesë të mbështetjes ndaj propozimeve të partive të tjera.Lajmi i plotë KËTU09/09/2026 • 13:27Nuk ka pajtim për zgjedhjen e nënkryetarëve, seanca vazhdon të premtenPas një diskutimi mes kryetares së Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiut dhe deputetit të Listës Serbe, Igor Simiqit që ky i fundit të tërheq fjalën, u mbyllën punimet e seancës së sotme.Haxhiu kërkoi që Simiq të tërheq fjalimin e tij antikushtetues, por ai një gjë të tillë nuk e bëri, duke thënë se është e drejtë e tij. Ajo tutje tha se nuk ka pajtim as ndërmjet LVV, PDK, e LDK për mënyrën e votimit të nënkryetarëve. Vazhdimi i seancës u thirr për të premten, më 11 shtator në ora 11:0009/09/2026 • 13:18Rifillon seanca konstituivePas pauzës rreth një orëshe ka rifilluar seanca konstituive.Tashmë pikë e rendit të ditës është zgjedhje e nënkryetarëve. 09/09/2026 • 12:21Simiq propozoi nënkryetarin "në emër të popullit serb" - reagon Konushevci: Duhet të sanksionohetDeputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arton Konushevci, ka reaguar pas pauzës 30-minutëshe të seancës së Kuvendit, duke thënë se arsyeja lidhet me një propozim të deputetit serb, Igor Simiq.Sipas tij, Simiq ka propozuar nënkryetarin e Kuvendit në emër të komunitetit serb, veprim të cilin Konushevci e ka cilësuar si shkelje të qëllimshme.Lajmi i plotë KËTU:09/09/2026 • 11:52Çështja e nënkryetarëve të Kuvendit, Haxhiu: Nuk kishte pajtim për mënyrën e votimit, pauzë 30-minutësheAlbulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit të KosovësKryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka deklaruar se subjektet politike nuk kanë arritur pajtim lidhur me mënyrën e votimit për nënkryetarët e Kuvendit.Haxhiu tha se janë paraqitur propozime që kandidatët të votohen në formë të paketës, ndërsa për këtë arsye u ka bërë thirrje grupeve parlamentare që të zhvillojnë konsultime të mëtejshme.“Nuk kishte pajtim ndërmjet subjekteve politike për formën e votimit. Ka propozime që të shkojnë në paketë të gjithë, prandaj i ftoj grupet parlamentare në zyrën time dhe shkojmë në pauzë për 30 minuta”, tha Haxhiu.Ajo kërkoi gjithashtu nga administrata e Kuvendit që të shqyrtojë formën e propozuar nga Lista Serbe, për të vlerësuar nëse ajo është në përputhje me Kushtetutën.“Prandaj kërkoj administratën e Kuvendit ta formësojë propozimin e Listës Serbe, nëse është në linjë me Kushtetutën. Nëse nuk është në linjë, shkojmë me Rregulloren e Kuvendit”, deklaroi Haxhiu.09/09/2026 • 11:36Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e KuvenditAlbulena Haxhiu është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës.Haxhiu mori 62 vota për dhe 16 vota kundër dhe 13 abstenuan. Në seancë të pranishëm në momentin e votimit ishin 102 deputetë, kurse 18 mungonin.09/09/2026 • 11:33LVV propozon për kryetare të Kuvendit, Albulena HaxhiunLëvizja Vetëvendosje ka propozuar për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiun09/09/2026 • 11:31Nis seanca konstituiveNis seanca konstituive e Kuvendit – a do të zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët?Ka nisur vazhdimi i seancës konstituive e Kuvendit të Kosovës. Të pranishëm në seancë janë 103 deputetë, 17 mungojnë. Kryesuesi Avni Dehari tha se ka kuorum të mjaftueshëm që seanca të vazhdojë. 09/09/2026 • 11:12Kurti: Marrëveshja politike nuk mjafton, na duhen edhe numrat për zgjedhjen e presidentitKryeministri në detyrë, Albin Kurti ka deklaruar se marrëveshja politike nuk është e mjaftueshme për të shmangur zgjedhjet e reja, duke theksuar se për zgjedhjen e presidentit nevojiten edhe numrat e mjaftueshëm në Kuvend.Kurti këtë deklaratë e bëri të ditur para seancës konstituive ku tha se është duke shkuar te Grupi Parlamentar i subjektit të tij.Lajmi i plotë KËTU:09/09/2026 • 10:47Abdixhiku arrin në Kuvend, nuk deklarohet për mediaKryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka arritur në Kuvendin e Kosovës para fillimit të seancës. Ai nuk është deklaruar për media, ndërsa pritet që seanca e sotme të fokusohet në konstituimin e Kuvendit.09/09/2026 • 10:40Gruda: Shpresoj të mos jetë lojë politike, pas 16 shtatorit vlerësojmë nëse i drejtohemi KushtetuesesDeputeti i PDK-së, Përparim Gruda, para fillimit të seancës së Kuvendit ka deklaruar se Kuvendi duhet të themelohet edhe nëse është tejkaluar afati kushtetues, duke iu referuar vendimit të Gjykatës Kushtetuese.Gruda tha se shkelja e afatit nuk e shuan detyrimin për konstituimin e Kuvendit, ndërsa shprehu shpresën që seanca e sotme të mos përdoret si një tjetër lojë politike pa përfunduar me themelimin e Kuvendit.Lajmi i plotë KËTU:09/09/2026 • 10:35Aksion me vezë para Kuvendit, ish-ushtari i UÇK-së: Deputetët kanë ra "klluq"Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Pllashniku, ka zhvilluar një aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës, duke vendosur “klluq” deputetët.Pllashniku vendosi vezë në shkallët në hyrjen e Kuvendit dhe tha se aksioni është në shenjë falënderimi për qytetarët që, sipas tij, e kanë përkrahur vazhdimisht.Lajmi i plotë KËTU:09/09/2026 • 10:13Ishte kundër marrëveshjes për presidentin, Shala pritet të jetë propozimi i LDK-së për nënkryetar të KuvenditLidhja Demokratike e Kosovës pritet ta propozojë deputetin Kujtim Shala për pozitën e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës.Telegrafi mëson nga burime brenda këtij subjekti politik se emri i Shalës po shqyrtohet si kandidaturë e LDK-së për këtë pozitë, megjithatë propozimi ende nuk është zyrtarizuar nga partia.Kandidatura e tij pritet të bëhet e ditur në seancën e sotme për konstituimin e Kuvendit.Lajmi i plotë KËTU:09/09/2026 • 09:52“Kushtetuta mbi kalkulimet partiake”, Ramadani: Sot do të shihet nëse kemi rast të ri për KushtetueseDeputeti i Aleancës, Burim Ramadani ka reaguar para seancës së sotme të Kuvendit, duke thënë se sot do të shihet nëse do të ketë një rast të ri për Gjykatën Kushtetuese.Ramadani, përmes një postimi, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje, duke ngritur dyshime se zhvillimet e fundit mund të jenë pjesë e, siç e quajti ai, “lojës së Vetëvendosjes me shtetin”.Lajmi i plotë KËTU:09/09/2026 • 09:42Haziri thotë se LDK do të votojë çdo kandidat të VV-së për kryetar të KuvenditNënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka bërë me dije se partia e tij sot do të jetë në Kuvend për vazhdimin e seancës konstituive.Ai ka treguar se kjo parti do të votojë kandidatin e VV-së për kryetar dhe kandidatët për nënkryetarë.Lajmi i plotë KËTU:09/09/2026 • 09:41Konstituimi i Kuvendit, PDK propozon Vlora Çitakun për nënkryetareKuvendi i Kosovës pritet të vazhdojë sot seancën konstituive, me deputetët që pritet të mblidhen në orën 11:00 për të proceduar me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.Në këtë seancë, Partia Demokratike e Kosovës pritet të propozojë Vlora Çitakun për pozitën e nënkryetares së Kuvendit.Lajmi i plotë KËTU:09/09/2026 • 09:39LVV pritet ta nominojë Albulena Haxhiun për kryetare të KuvenditSot, në orën 11:00, do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, ndërsa në rend dite janë zgjedhja e kryetarit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.Siç ka mësuar Telegrafi, Lëvizja Vetëvendosje pritet ta nominojë Albulena Haxhiun si kandidate për kryetare të Kuvendit.09/09/2026 • 07:39KDI: Kuvendi mund të konstituohet, por tejkalimi i afatit kushtetues kërkon qartësi juridikeInstituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka vlerësuar se Kuvendi i Kosovës mund të konstituohet edhe pas tejkalimit të afatit kushtetues 30-ditor, por ka kërkuar qartësi juridike nga Gjykata Kushtetuese për pasojat e një veprimi të tillë.Sipas KDI-së, konstituimi i Kuvendit është i domosdoshëm për funksionimin normal të institucioneve dhe për tejkalimin e krizës institucionale, por tejkalimi i afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese ngre çështje serioze juridike.Lajmi i plotë KËTU:09/09/2026 • 07:36Aleanca nuk merr pjesë në vazhdimin e seancës konstituiveFoto: ArkivAleanca ka vendosur që të mos marrë pjesë në vazhdimin e seancës konstituive që do të mbahet, sot më 9 shtator.Këtë e ka bërë të ditur kryetari i AAK-së, Ardian Gjini, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së partisë.Lajmi i plotë KËTU:09/09/2026 • 07:33Seanca konstitutive, Kurti: Do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e PresidentitKryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje do të jetë e pranishme në seancën e Kuvendit të Kosovës që është thirrur për të mërkurën e 9 shtatorit.I pyetur nëse Lëvizja Vetëvendosje do të paraqesë propozim për kryetar të Kuvendi, Kurti u përgjigj shkurt: "... e kanë thirr seancën e Kuvendit, do të jemi aty”.Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU:09/09/2026 • 07:26Deklarata e kryesuesit Dehari për seancën konstituiveFoto: ArkivKryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari ditë më parë kur paralajmëroi vazhdimin e seancës për sot tha se edhe pse ende nuk ka qartësi të plotë, nëse ekziston numri i nevojshëm i deputetëve për konstituimin e të gjitha institucioneve, ka vendosur që vazhdimin e seancës konstitutive ta thërras më 9 shtator, në orën 11:00.Dehari në një deklaratë theksoi se Kosova nuk ka nevojë për një tjetër zvarritje, as për një tjetër krizë dhe aq më pak për një proces të ri zgjedhor.“Edhe pse ende nuk ka qartësi të plotë, nëse ekziston numri i nevojshëm i deputetëve për konstituimin e të gjitha institucioneve, kam vendosur që vazhdimin e seancës konstitutive ta thërras më 9 shtator, në orën 11:00. Deri atëherë pres që kjo marrëveshje të shoqërohet me përgjegjësi konkrete dhe me gatishmëri të deputetëve për t'i përmbushur detyrimet e tyre kushtetuese”, ka shkruar ai.