Lajme Zone
Nderohen personalitete të Mallakastrës/ Vlerësohen për kontributin në shkencë, art e gazetari
PolitikëABC News Albania

Nderohen personalitete të Mallakastrës/ Vlerësohen për kontributin në shkencë, art e gazetari

Shoqata Atdhetare Kulturore Mallakastra zhvilloi sot, në Akademinë e Shkencave në Tiranë, një veprimtari përkujtimore dhe nderuese për katër personalitete të shquara të kësaj krahine.

Shoqata Atdhetare Kulturore Mallakastra zhvilloi sot, në Akademinë e Shkencave në Tiranë, një veprimtari përkujtimore dhe nderuese për katër personalitete të shquara të kësaj krahine.

Me titullin “Nderi i Krahinës së Mallakastrës” u vlerësuan akademiku dhe profesori Vasfi Samimi Visoka, si dhe gazetari, profesori dhe ish-drejtori i parë i seksionit shqip të “Zërit të Amerikës”, Nelo Drizari.

Ndërsa titulli “Krenaria e Krahinës së Mallakastrës” iu dha piktorit të njohur Bashkim Alushi dhe këngëtarit e krijuesit të polifonisë Piro Latifaj, me origjinë nga Hekali. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Gjatë ceremonisë u vlerësuan kontributet e tyre në shkencë, gazetari, art dhe kulturën popullore shqiptare.

Në aktivitet morën pjesë personalitete të politikës, akademisë dhe artit, përfaqësues të shoqatave atdhetare, si dhe familjarë të të nderuarve.

Veprimtaria u shoqërua me këngë polifonike dhe u përmbyll me një drekë me prodhime tradicionale të Mallakastrës./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Aktualitet