Pas konfliktit të ndodhur më 3 shtator mes biznesmenëve Luan Muça dhe Vasil Bedinaj, ku u përfshinë dhjetëra persona, 5 prej të cilëve policia i ka arrestuar, ndërsa 6 janë shpallur në kërkim, ka reaguar edhe Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi.
Reagimi i ministrit vjen pas raportimeve se në konflikt ishin përfshirë edhe dy efektivë të Policisë Ushtarake, të cilët janë cilësuar në rrjetet sociale si truprojat e ministrit.
Nufi e ka mohuar këtë, duke sqaruar se dy personat nuk janë truproja personale të tij, por efektivë të Policisë Ushtarake. Sipas tij, ata kanë kryer më parë detyra sigurie dhe shoqërimi për ministrin, por nuk janë punonjës personalë të tij. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Ministri thekson se ditën e ngjarjes në Vlorë, dy efektivët nuk kanë qenë në shërbim. Nëse hetimet konfirmojnë përfshirjen e tyre në konflikt, përgjegjësia do të jetë individuale dhe jashtë detyrës zyrtare.
Për këtë arsye, dy efektivët janë pezulluar nga shërbimi në Policinë Ushtarake, deri në përfundimin e hetimeve. Policia po heton nëse kanë qenë në restorant si pushues apo të përfshirë në ngjarje.
Ministria e Mbrojtjes është distancuar nga çdo veprim i paligjshëm, ndërsa zbardhja e plotë e ngjarjes dhe përgjegjësitë e personave të përfshirë do të përcaktohen nga autoritetet./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Aktualitet ermal nufi

