Në prag të Ditës së Përkujtimit të Shën Terezës, Bashkia e Tiranës ka nisur rigjelbërimin e sheshit që mban emrin e saj. Ndërhyrja përfshin zëvendësimin e pemëve të thara dhe të dëmtuara me fidanë të rinj, si edhe rikualifikimin e sipërfaqeve të gjelbra. Në terren janë angazhuar Drejtoria e Përgjithshme e Punëtorëve të Qytetit dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, të cilat po punojnë për sistemimin e një prej hapësirave publike më të rëndësishme të kryeqytetit. LEXO edhe...Deputetët mbarojnë pushimet e verës, Kuvendi rikthehet në punë të martën! Seanca shtyhet një ditë për shkak të festës së Nënë Terezës Sipas Bashkisë së Tiranës, pemët e dëmtuara janë hequr dhe po zëvendësohen me fidanë të rinj, ndërsa sipërfaqet e gjelbra po rikualifikohen dhe sistemohen. Synimi është që Dita e Përkujtimit të Shën Terezës ta gjejë sheshin të rigjelbëruar dhe me një pamje të transformuar. Bashkia bën të ditur se kjo ndërhyrje është pjesë e punës për mirëmbajtjen e hapësirave publike, ndërsa aksionet për pastrimin, sistemimin dhe gjelbërimin do të vijojnë edhe në zona të tjera të Tiranës. U.D/ReportTv.al Tirane bashkia tirane Nene Tereza Komento Komente Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 74.8% Të gabuar 21% Nuk e di 4.2% Vota total: 2866 Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?

