Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar ashpër për varrimin e Ratko Mlladiç me nderime të larta në Serbi. Përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, Hoxha ka shkruar se glorifikimi i kriminelëve të luftës, mohimi i gjenocidit dhe revizionizmi historik bien ndesh me vlerat evropiane. Sipas Hoxhës, akte të tilla shkaktojnë më shumë dëm sesa thjesht rihapja e plagëve të së kaluarës, pasi fyejnë viktimat dhe të mbijetuarit e gjenocidit dhe gërryejnë besimin midis komuniteteve e njerëzve. LEXO EDHE:Bajram Peçi: Në kokat e turbullta s’ka vend për humanizmin Nw pwrfundim Hoxha ka theksuar se Ballkani duhet tw ndwrtojw tw ardhmen e pwrbashkwt europiane tw rrënjosur në paqe, pajtim, bashkëpunim, respekt të ndërsjellë dhe respekt të palëkundur për kujtimin e atyre që vuajtën nga tmerret e luftës. Postimi i Ferit Hoxhës: Shqipëria dënon glorifikimin e Ratko Mladić, një kriminel lufte i dënuar që vdiq ndërsa vuante dënimin me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Ne i bashkohemi Bashkimit Evropian, udhëheqësve të tij dhe të gjithë atyre që me të drejtë kanë dënuar mënyrën se si ai u nderua në Serbi. Qëndrimi ynë ka qenë i qartë dhe mbetet konsistent: glorifikimi i kriminelëve të luftës të dënuar, mohimi i gjenocidit dhe revizionizmi historik bien ndesh me vlerat mbi të cilat është ndërtuar projekti evropian dhe minojnë frymën e pajtimit, bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë që janë thelbësore për një të ardhme të përbashkët në Ballkanin Perëndimor. Akte të tilla shkaktojnë më shumë dëm sesa thjesht rihapja e plagëve të së kaluarës. Ato fyejn viktimat dhe të mbijetuarit, gërryejnë besimin midis komuniteteve dhe njerëzve. Shqipëria beson fuqimisht se pajtimi i vërtetë mund të ndërtohet vetëm mbi të vërtetën, llogaridhënien, respektin për viktimat dhe të mbijetuarit dhe një angazhim të përbashkët për të siguruar që krimet e së kaluarës të mos përsëriten kurrë. Rajoni ynë ka një të ardhme për të ndërtuar së bashku. Kjo e ardhme duhet të jetë evropiane: e rrënjosur në paqe, pajtim, bashkëpunim, respekt të ndërsjellë dhe respekt të palëkundur për kujtimin e atyre që vuajtën nga tmerret e luftës. R.Xh/Shqiptarja.com TAG: Ferit Hoxha shqiperia serbi Ratko Mlladiç ballkani integrimi ne be BE krimet e luftes Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
7 Shtator, 07:56
Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.7% Magjistratëve 15.3% Nuk e di 6% Vota total: 2082 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?
